Komentatori afroamerikan i CNN, Van Jones është shokuar nga fitorja e Donald Trump dhe gjendjen e tij nuk ka ngurruar ta shprehë edhe në televizion. Ai tha se nuk di si t’ua shpjegojë fëmijëve fitoren e Donald Trump.
“U kam mësuar gjithmonë fëmijëve të mi të mos jenë të dhunshëm dhe të bëjnë gjithmonë detyrën e tyre. Tani si do t’ua shpjegoj atyre këtë që ndodhi. Që Trump u zgjodh president. Për më tepër kam shumë miq myslimanë, të cilët më kanë nisur mesazhe ku më pyesin nëse duhet të largohen nga Amerika tani që u zgjodh Trump.”- u shpreh Van Jones
Deklarata e tij në CNN është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com