Në edicionin e tretë të aktivitetit "Flaka e dashurisë dhe solidaritetit", organizuar nga Organizata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, ishte i pranishëm ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, i cili falenderoi organizatorët, të cilët për të disa vite rresht  kanë organizuar kete aktivitet.

Ministri Beqaj u shpreh se "ne na bashkon një gje e përbashkët, e cila është jeta, për fat këtë vit, ky aktivitet përkon dhe me ditën e nesërme ku do të zhvillohet aktiviteti "Maratona e jetës", qe te bëjmë përpjektet maksimale për një jetë të shëndetëshme".

Fjalën e tij Beqaj e ka mbyllur duke nënvizuar mesazhin: "Sa më shumë sport dhe jetë të shëndetëshme, sa më pak vese".

"Të vrapojmë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që të kryejnë kontrolle parandaluese për kancerin e gjirit", theksoi ai.

Ky është qëllimi i maratonës që zhvillohet sot dhe nesër, pagëzuar me emrin "Maratona e Jetës". Nëse gratë kanë histori personale për kancer gjiri, ju rekomandohet të kryejnë mamografi çdo vit sipas diagnozës dhe ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit.Nëse kanë faktorë klinikë si, ind i ngjeshur gjiri, rrezatim në fëmijëri, ju rekomandohet ekzaminim klinik i gjirit çdo vit, mamografi çdo vit (në asnjë rast jo para moshës 25 vjeç) dhe konsultë me mjekun specialist.Nëse kanë faktorë klinikë si, histori familjare për kancer gjiri nën moshën 50 vjeç, apo dy ose më shumë familjarë të së njëjtës degë me kancer gjiri, ju rekomandohet ekzaminim, mamografi dhe konsultë me mjekun. 

ATSH