Misioni i fundit hapësinor ka bërë protagoniste për herë të parë një italiane femër. Misioni me ermin “Flutura”, 37-vjeçarja italiane Samantha Cristoferetti së bashku me dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit, një kozmonaut rus dhe një astronaut amerikan, kanë mbërritur tashmë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në një mision që do të zgjasë për gjashtë muaj.
Ndonëse me pak vonesë apo probleme të vogla, raketa Soyuz ka dorëzuar në mënyrë të sigurt ekipin 3 anëtarësh, të cilët u mirëpritën nga ekuipazhi ekzistues në hapësirë.
Treshja multi nacionale ka arritur atje më pak se gjashtë orë pas nisjes nga Cosmodrome Baiknour në Kazakistan. Stacioni, i cili fluturoi 260 milje mbi tokë, është në pronësinë dhe drejtohet nga një partneritet 15 vendesh duke u bërë një laborator orbital për të zbuluar shkencën e jetës, materialeve kërkimore, zhvillimin e teknologjisë dhe eksperimente të tjera.
Ekuipazhi mund të qëndrojë atje për gjashtë muaj, ndërkohë që një ekip tjetër po përgatitet për një fluturim të ri në fund të vitit 2017.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com