10 arsyet pse Dua Lipa do të bëhet yll i madh i muzikës Pop. Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, duke parashikuar se ajo do të bëhet një yll i madh botëror i muzikës.

Revista Forbes shkruan për Dua Lipën dhe komenton se emri i saj është në shqip dhe nënkupton ‘dashuri’. E ka të vështirë t’ia shqiptosh emrin. (Të huajt e kanë të vështirë ta thonë emrin – “dwa” apo “duwa”).

Revista shkruan se muzika e saj është e nivelit të lartë. Në gjashtë muajt e fundit ajo është krahasuar me disa prej artistëve më me nam dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Ajo nuk mund të ndalet. Statistikat tregojnë se këngëtarja është në ngritje të vazhdueshme dhe tashmë numëron dhjetëra miliona klikime në YouTube.