TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se shtimi i kërkesave për azil politik në Francë mund të ndikojnë negativisht në mbështetjen që mund të japë ky vend në dhjetor në marrjen e statusit të vendit kandidat. Ai bëri apel njësive vendore të tregohen të kujdesshme me azilkërkuesit. Raportimi i ministrit të Jashtëm në Kuvend, Ditmir Bushati në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, nxori në pah edhe ato vende që kanë shprehur skepticizëm në lidhje me mbështetjen apo jo që do t`i japin Shqipërisë në dhjetor për marrjen e statusit.
Duke vënë dhe një herë në dukje se nga këto vende është pikërisht Franca, ministri Bushati nuk ngurroi që të parashtrojë edhe arsyen se pse ky vend ka shprehur rezerva në lidhje me mbështjen e progres-raportit të Komisionit Europian për marrjen e statusit, sipas ministrit Bushati kjo lidhet me shqetësimin që nga ngritur Franca për shtimin e kërkesave nga ana e shqiptarëve për azil politik në këtë vend. “Ka dhe një çështje specifike, e cila nuk ka lindur me qeverinë tonë, por kjo ka qenë edhe më parë. Kjo ka qenë një nga arsyet që para se të shkoja në Paris, u ndala në Lion. Ka të bëjë me kërkesat për azil politik në Francë.
E drejta për azil politik në Francë është një çështje e shenjtë dhe për fat të keq në rrjetin e trafiqeve apo spekulimeve ka rënë dhe një grup shqiptarësh, duke krijuar një situatë të papëlqyeshme kryesisht me autoritetet e Lionit dhe duke njollosur fatkeqësisht edhe imazhin pozitiv që ka disapora jonë. Kjo është një çështje e rëndësishme për autoritetet franceze. Është një çështje që është e lidhur me raportin e Francës dhe Shqipërisë dhe sensibilitetin që ekziston në Francë kur bie puna për të mbështeter një vend, i cili do të jetë shpejt kandidat për në BE. Eshtë e pakonceptueshme që njëri vend që kërkon të jetë kandidat, të ketë çështje për azile”, u shpreh Bushati.
Ministria e Brendshme bashkëpunim me vendorët
Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm, Bushati duke u bërë apel krerëve të njësive vendore të ndalojnë lëshimin e kërkesave për azil politik, u ndal më së shumti te Bashkia e Tiranës, nga e cila kërkoi një vëmendje më të madhe për lëshimin e kërkesave për azikërkuesit. Ndër të tjera ai bëri të ditur se në lidhje me rreptësimin e masave për mostolerimin e kërkesave për azil, tha se ministri i Brendshëm ka filluar një bashkëpunim të gjerë me drejtuesit vendorë. “I bëj thirrje dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës që duhet të jetë puna që duhet të bëjë ai me Komitetin Qytetar për të identifikuar një fazë të hershme të gjithë personat, të cilët potencialisht mund ta shfrytëzojnë në mënyrë të papërgjegjshme lirinë e lëvizjes së ofruar me aq vullnet për në BE, sikundër ministri jonë i brendshëm, është në kontakt me drejtuesit e tjerë vendorë”, tha Bushati.
Debatet
Përplasje për aktin e nëpunësit civil dhe reformimin e diplomacisë
Bushati: Shqipëria synon statusin e vendit kandidat në mënyrë të merituar. Të gjitha forcat politike që kanë drejtuar më parë kanë vendosur nga një tullë në këtë proces. Është shumë e rëndësishme që të shkëpusim debatin tonë të brendshëm nga pjesa që ka të bëjë me arritjen e këtij objektivi që do ta vendosë Shipërinë aty ku e meriton.
Bumçi: Shqipëria nuk ia nisi nga viti zero siç thotë z.Rama, por e gatshme për të marrë statusin. Çështja e dytë është që PD mbështet marrjen e statusit. Që nga 2005 Shqipëria ka filluar të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Në zgjedhjet e para me z.Rama si kryeministër, qeveria dështon me sigurimin e standarteve të zgjedhjeve të lira. Blerja e votave tregoi më së miri mungesën e vullnetit për një palë zgjedhje të lira. Tjetër problem është shkelja e konsensusit për aktin, ligjin për nëpunësin civil. Kemi ndryshimin e të gjithë hierarkisë drejtuese të policisë, duke u nisur që nga drejtori i përgjithshëm i policisë dhe i 12 drejtorëve në qarqe, janë bërë në shkelje të ligjit.
Dade: Lidhur me çështjet që ju shtroni, nuk kanë të bëjnë me ministrin e jashtëm. Ka një diferencë të madhe mes asaj që shprehni dhe asaj që bëni realisht.
Bumçi: Rendi i ditës është marrja e statusit dhe marrja e statusit nuk është turi që bën minisitri, por çfarë raporton dhe bën.
Mediu: A ka vende që shprehin skepticizëm apo qëndrime për statusin e vendit kandidat, kush janë këto vende dhe kush janë problemet që shtrohen? Një çështje tjetër që do ja ta shtroja është përsa i përket qëndrimit që duhet të ketë Shqipëria për shkatërrimin e armëve të Sirisë.
Bushati: Akti normativ përgjigje më të mirë se sa ka dhënë projektraporti nuk ka. Është e drejtë legjitime për të mos rënë dakort me gjetjet e progres raporti se nuk është as Bibla e as Kurbani. Për emërimet në polici më lejoni të them se unë kam ende në detyrë ambasadorë, diplomatë që kanë bërë poezi për udhëheqësin e madh dhe të pagabueshëm, kam diplomatë, të cilët kanë shpërndarë qarkore në kundërshtim të plotë me rregullat e punësimit. Kam diplomatë të cilët janë në ndjekje penale, sikundër kam diplomatë që janë përfshirë haptazi në veprimtari kundër opozitës. Edhe në zonën, ku unë kam dalë deputet dy prej njerëzve që janë sot edhne në këtë sallë kanë qenë numërues të PD. Të PS janë në rrugë ata janë këtu.
Dule: Një nga prioritet nga të pestat që ka mbetur është dimensioni human, të drejtat e njeriut e minoriteve. Në diskutimin e programit të qeverisë nuk konstatova ndonjë ndryshim thelbësor përsa i përket vullnetit. Në lidhje me instrumentet kemi një mbivendosje strukturash për këto çështje. A mendoni se ka ardhur momenti i rishikimit të këtyre strukturave për t`i bërë ato me efikase? Faleminderit edhe për buzëqeshjen.
Bushati: Në rast se i referoheni arbitrave ndërkombëtarë, Shqipëria është një vend model për respektimin e pakicave. Siç vut re buzëqshjen time, edhe unë vura re ngrysjen tuaj të vetullave kur unë fola për Shqipërinë model në këtë proces. Mund t`iu them se ka vende anëtare të BE që nuk janë vende anëtare në konventën për mbrojtjen e minoriteteve.
Bumçi: Në dy muajt e parë të qeverisjes rikthehet problemi i zgjedhjeve. Kur unë të pyeta për emërimet, cila ishte përgjigja, përgjigja ishte që edhe në shërbimin e jashtëm ka njerëz politik. Ligji e lejon këtë.
Dade: Mos përsërisni veten. E dha përgjigjen ministri. Për zgjedhjet përgjigjen do ta japë Lefteria dge Prokuroria. Madje Lefetria ka dhe një kuptim të përshtatshëm në Greqisht.
Bumçi: Çfarë do tu thoni partnerëve për shqetësimin që ju po pastroni kupolën e drejtësisë?
Dade: Thatë që pastruat kupolën, kjo do të thotë se aty ka pas vërtetë diçka për ta pastruar.
RUÇI: Opozita dhe pozita duhet të jenë pro asaj që Shqipëria ka nevojë për një administratë më profesionale të pakorruptuar. Kjo është ajo që do Brukseli. Ndërsa perceptimi i publikut për çështjen e korrupsionit në drejtësi është ku thërret qameti. Të vijmë këtu në Komision e të trajtojmë çështje siç është Korça, më falni, por nuk mund të bëhet Korça një kauzë politike, ashtu siç nuk mund të bëhet Korça për të justifikuar humbjen e thellë.
IMAMI: Midis axhendës tuaj dhe axhendës orientale të kryeministrit, shikoni ndonjë ndryshim?
BUSHATI: kjo është një çështje e rëndë sidomos për një ish-ministër mbrojtje, ju duhet ta shihni realitetin në sy. Unë distancohem nga qëndrimi që ju mbani për axhenda orientale, rajonale etj.
BLUSHI: Qeveria e Shqipërisë ndryshoi, politika e jashtme mbeti po e njëjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të përcaktojë disa piketa në politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme duhet të ketë prioritet në një të ardhme të shkurtër. Diplomacia ekonomike. Ka qenë e pamundur të thithë investime një vend kaq të varfër sa është Shqipëria, e cila do vazhdojë të ketë probleme ekonomike në vend. Çfarë qasje ka qeveria për të reformuar shërbimin diplomatik?
Bushati: Unë jam i gatshëm që të paraqitem në komisione për të folur për vështirësitë në të cilat ndodhet shërbimi, gjendjen në të cilin është. Përsa i përket linjave të politikës së jashtme ato janë të shkruara në programin tonë. Ka dhe drama të tjera që ka shërbimi jonë, siç është diplomacia publike. Jemi ndër të vetmet vende në botë që nuk i kemi ambsadat të gjitha me uebside. Që nuk kemi një regjistër on line që shqiptarët të regjistrohen atje ku janë.
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com