“FRESSH Debat”, finalja në Kuvend 
Shembulli për sjelljen e politikanëve

 “FRESSH Debat”, finalja në Kuvend <br />Shembulli për sjelljen e politikanëve
TIRANE - Të rinjtë e Forumit Rinor Socialist (FRESSH), kanë zhvilluar finalen e kompeticionit “Fresh Debat”, në sallën e Kuvendit.
 
Kryetarja e forumit Joleza Koka , tha se qëllimi i kësaj nisme, është për të edukuar brezin e ri, për mënyrën e të debatuarit. 

“Kemi qenë dëshmitarë për gjatë gjithë jetës tonë në diskutimet që janë zhvilluar në këtë sallë dhe mund të themi që ka pasur një mungesë etike debati. Dhe për këtë arsye ne zgjodhëm që të mundohemi dhe të japim një shembull të mirë duke përdorur forcën e argumentit dhe duke treguar të gjithë aftësinë e këtyre të rinjve të cilët janë përgatitur për të folur mbi tematikën e caktuar sot dhe jo për të diskutuar personalisht për njëri tjetrin”, u shpreh Koka.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvëndësministri i Arsimit Arbi Mazniku.
 
FRESH
Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni