“Fshati turistik” për Vitin e Ri
bosh kioskat 3000 euro 

“Fshati turistik” për Vitin e Ri<br />bosh kioskat 3000 euro 
Një pjesë e 12 kioskave të shtuara te “Pedonalja” në fshatin turistik për festat e fundvitit, biznes i nisur nga bashkia e Tiranës, kundrejt tarifës prej 3000 euro në muaj, kanë mbyllur aktivitetin.

Dje në mesditë, siç duket edhe nga filmimi, disa prej kioskave, të shtuara ditën e “Panairit të verës” organizuar nga bashkia e Tiranës, dy ditë më parë, ishin të mbyllura, ndërsa ato që ishin hapur janë bosh. Shumica e kioskave, mbajnë emrat e kantinave të njohura të verës.

Por edhe pse u hapën me shumë bujë, dhe u reklamuan nga kryetari i bashkisë Basha dhe disa ministra si tregues të lulëzimit të këtij biznesi, ato tashmë janë mbyllur. Kioskat e drunjta, rreth 40, të vendosura te rruga “Pedonale”, te kinema “Millenium”, u vendosën një javë më parë, edhe pse “Shqiptarja.com”, denoncoi këtë nismë si një biznes privat, nën emrin e bashkisë së Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)