“Fund marrëzisë”, MB: Bllokohen
287 subjekte, 476 persona në hetim

“Fund marrëzisë”, MB: Bllokohen<br />287 subjekte, 476 persona në hetim
TIRANE- Aksioni i policisë “Fund marrëzisë” vijon në mbarë vendin që prej datës 14 tetor, dhe deri më tani është ushtruar kontroll tek 1313 subjekte. Siç raportohet nga Policia, deri në orën 18:30 të datës 25 tetor, nga kontrollet e ushtruara janë bllokuar 287 subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.
 
Nga operacioni “Fund marrëzisë”, janë proceduar penalisht 483 subjekte dhe janë nën hetim 476 persona.
 
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se janë sekuestruar 2498 makineri lojëra fati e pajisje, si dhe 203 kompjutera dhe 606 monitorë (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.
 
Ndërkaq, njoftohet se materialet e sekuestruara gjatë këtij aksioni janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë, 2770 pajisje, pranë tatimeve 310 pajisje dhe janë lënë në ruajtje edhe 227 pajisje të tjera.
 
OPERACIONI “FUND MARRËZISË” NË 12 QARQET
Në qarkun Tiranë: janë të bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 245 subjekte, janë proceduar penalisht 169 subjekte dhe 161 persona, janë sekuestruar 1047 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 63 kompjuter e 180 monitor.

Në Qarkun Durrës: janë të bllokuar 9 subjekte, janë kontrolluar 104 subjekte, janë proceduar penalisht 27 subjekte dhe 27 persona, janë sekuestruar 216 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 15 kompjuter e 27 monitor.

Në Qarkun Lezhë: janë të bllokuar 41 subjekte, janë kontrolluar 45 subjekte, janë proceduar penalisht 34 subjekte dhe 34 persona, janë sekuestruar 155 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 43 monitor.

Në Qarkun Shkodër: janë kontrolluar 93 subjekte, janë proceduar penalisht 25 subjekte dhe 25 persona, janë sekuestruar 82 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 22 kompjuter e 92 monitor.

Në Qarkun Kukës: janë kontrolluar 35 subjekte, janë proceduar penalisht 18 subjekte dhe 19 persona, janë sekuestruar 98 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 29 monitor.

Në Qarkun Dibër: janë kontrolluar 47 subjekte, janë proceduar 24 subjekte dhe 24 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 22 monitor.

Në Qarkun Elbasan: janë kontrolluar 145 subjekte, janë proceduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.

Në Qarkun Korçë: janë të bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 67 subjekte, janë proceduar 20 subjekte dhe 20 persona, janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 2 kompjuter dhe 4 monitorë.

Në Qarkun Berat: janë kontrolluar 129 subjekte, janë proceduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26 kompjuter dhe 26 monitor.

Në Qarkun Fier: janë të bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 220 subjekte, janë proceduar 48 subjekte dhe 47 persona, janë sekuestruar 253 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 54 monitor.

Në Qarkun Gjirokastër: janë kontrolluar 89 subjekte, janë proceduar 15 subjekt dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.

Në Qarkun Vlorë: janë të bllokuar 15 subjekte, janë kontrolluar 94 subjekte, janë proceduar 27 persona dhe 27 subjekte, janë sekuestruar 114 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 11 kompjuter dhe 43 monitor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit