“Futura-Dent” ndihmon Shoqatën 'Në
ndihmë të handikapatëve mendorë'

“Futura-Dent” ndihmon Shoqatën 'Në<br />ndihmë të handikapatëve mendorë'
Kompania “FUTURA-DENT” ka dhuruar një furgon Shoqatës “Në ndihmë të handikapatëve mendorë”.

Një gjest për të përshëndetur nga kjo kompani gjermane produktesh dentare. Drejtuesit e kësaj kompanie që ka vite që operon në Shqipëri janë njohur me problematikën që kishte shoqata “Në ndihmë të handikapatëve mendorë” për transportin e fëmijëve ndaj kanë vendosur që të kontriubojnë.

Duke parë gjendjen e atyre femijëve ata kanë vendosur që të dhurojnë një furgon, i cili do të shërbejë për të transportuar fëmijët nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas. Gentian Ndregjoni administrator i “Futura-Dent Albania” degës shqiptare të kompanisë gjermane është shprehur se shpreson që kjo dhuratë e bërë nga kompania të jetë një ndihmë e madhe për shoqatën “Në ndihmë të handikapatëve mendorë”, por sidomos nëse shërben si sensibilizim edhe për kompani të tjera që të ndihmojë sipas mundësive.

 “Do të ishte mirë që të sensibilizoheshin edhe kompani të tjera që të ndihmojnë edhe ata me sa mundësi kanë, pasi ka shumë njerëz në nevojë në vendin tonë”, shprehet Gentian Ndregjoni.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Punimet për transformimin e Qendrës së Kinostudios, Veliaj: Do t’i sjellë një super-vlerë zonës

Punimet për transformimin e Qendrës së Kinostudios, Veliaj: Do t’i sjellë një super-vlerë zonës