TIRANË – Shtyhet për në vitin 2012 procesi gjyqësor në ngarkim të 29 të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit në Mars të vitit 2008.
Mungesa e avokatëve mbrojtës ka bërë që séanca, e fundit për vitin 2011 të mos zhvillohet sërish, duke bërë që procesi të zvarritet sërish, më shumë se 2 vjet pasi ka nisur.
Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 3 të akuzuarit kryesor, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli. Mbrojtja e tyre pritet të bëhet në vitin që nis pas pak ditësh. Në total janë 29 të panddehur, ndërsa për më shumë se gjysmën e tyre apla mbrojtësa ka paraqitur argumentat e saj juridikë.
Sot duhet të ishte në fakt, séanca e 16 gjyqësore për dosjen “Gërdeci”. Ajo ka nisur në Qershor të vitit 2009, më shumë se një vit pas shpërthimit që i mori jetën 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë.
/Shqiptarja.com