LONDËR  - Gazeta britanike Times, zgjodhi si personin e vitit kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta me titullin "Në botën plot me njerëz të rrezikshëm gruaja të cilën kemi nevojë" njoftoi se ka zgjedhur personin e vitit Merkelin, dhe ka tërhequr vëmendjen për rolin e rëndësishëm që ajo ka luajtur për stabilitetin e Europës gjatë krizës së Ukrainës. Gazeta gjithashtu ka theksuar edhe rolin aktiv të Merkelit në dialogun midis Perëndimit dhe Rusisë.

Në lajm është komentuar se: "Merkel ka treguar një forcë politike të domosdoshme në krizën më të rrezikshme gjeopolitike, aty ku u testuan marrëdhëniet lindje-perëndim pas luftës së ftohtë. Kancelarja gjermane, e njohur për gjakftohtësinë e saj këtë e tregoi në bisedimet kokë më kokë deri në orët e vona të natës me presidentin Rus Vladimir Pitin në Samitin G20 që u zhvillua muajin e kaluar.

Merkel ka ndihmuar perëndimin që të përqendrohet në vlerat reale dhe vlerat që ia vlen të përpiqesh. Merkel, është ndër politikanet më të shquara të Evropës dhe gruaja më e fortë në botë". Gazeta vitin e kaluar pati zgjedhur peridentit e Rusisë Vladimir Putin si personi i vitit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)