“Guroret? Të prishet një mal i tërë vetëm për një biznes mua më duket situatë alarmante”. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, për situatën e guroreve në vend.

Klosi i është referuar më konkretisht guroreve në malin e Tomorit, të cilat sipas tij rrezikojnë turizmin në këtë zonë, njësoj si HEC-et e planifikuara por që u anuluan, në kanionet e Osumit. 

Klosi tha qeveria ka një plan konkret për rregullimin e aktivitetit të këtij biznesi në të gjithë vendin. “Nuk mund të tolerojmë që këto biznese duhet të rregullohen mbi bazën e disa rregullave janë të tëra në lidhje kufijtë e shkeljes së ligjshmërisë. Mali i Tomorit ka qenë ndjesia e qytetarëve të pelegrinit. Ne nuk jemi kundër që ai biznes mos të zhvillohet dhe ai biznes nuk zhvillohet duke shkatërruar jo vetëm duke përfituar, duke shitur një copë  nga mjedisi dhe duke shkatërruar atë mal që është i nevojshëm për qytetarët”. 

Z.Klosi, pse e nisët nga këto gurore kur impakti i tyre në mjedis është më pak i dëmshëm?
Fushata “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” dhe kemi dalë në aksion, ku kemi kërkuar që të jetë e gjithë shoqëria, dhe është  e pamundur që të zgjidhet me aksione e gjithë kjo histori e cila duhet që të zgjidhet me operacion, e cila se sa më tepër pastrim kanë detyrën thelbësore pastrimin nga shkaqet që bëhen pis. E  kam pasur të pamundur për banorët e të dy zonave kur flasin që shfrytëzojnë malin dhe keqtrajtojë mjedisin e përbashkët, dhe  bëjnë në mënyrë të paimagjinueshme një dëm mjedisor, qoftë në mjedis qoftë në ajrin që thithin ata njerëz, dhe janë 12 gurore që janë mbi atë mal dhe e kanë  çjerr atë mal. Ajo çfarë ne kemi bërë është që grupi i inspektorëve të përbërë nga tre komponentë, nga inspektorati i mjedisit, nga agjencia e Zonave të Mbrojtura, dhe nga agjencia e burimeve natyrore në varësi të Ministrisë së Energjetikës ka kontrolluar çdo gurore të vendit dhe janë plot 278 gurore  dhe të gjitha rezultojnë me probleme, kanë probleme me koordinatat, kanë probleme me mënyrën se si i kanë shfrytëzuar këto gurore dhe kanë probleme me rehabilitimin e zonës në të cilën janë punuar.

 

 

 

- Të gjitha kanë probleme. Pse zgjodhët pikërisht këto? 
Kemi filluar një proces dhe nuk ishte vetëm represiv, ishte një analizë që i bëmë të gjitha gurorëve.

-Si do zgjidhen?
Ne do kërkojmë që në një bazë të një urdhri të përbashkët të dy Ministrive, Ministrisë së Energjetikës dhe Ministrisë së Mjedisit, të vendosen rregulla të reja në të cilat do ndërtohet biznesi i gurorëve. Gurore mos të jenë më në zona të banuara, duhet të jetë të paktën 1 km larg nga zona e banuar, mënyra e shfrytëzimit të gurorëve duhet të jenë minerale dhe kompanitë që marrin leje mjedisore duhet të jetë kompani me një skede garancie. Kompanitë mos të jetë në zona të cilat nuk kanë produkte të mjaftueshme. Gropa ose shfrytëzimi i gurores ka prodhim të caktuar, afatgjatë dhe rehabilitimi i gurores, si p.sh mali i Krujës, pjesa ballore.

-Pikërisht këtu desha të dal, aty ka impakt më pak të dëmshëm në mjedis dhe në  komunitet se sa çfarë ndodh në kryeqytet,nëse për një moment ngrihesh në Malin e Dajtit shikon një re të zezë që pllakos gjithë Tiranën, pse nuk merreni me fabrikën e çimentove? 
Fabrikat e çimentove janë disa fabrika që respektojnë disa leje dhe nuk janë ato shkaku i vërtetë, janë guroret dhe shfrytëzimi  dhe gropat e gëlqerove, kemi bërë një analizë se si ato gurore do zhvendosen nga pjesa ballore e malit dhe do kalojnë mbrapa malit për të shfrytëzuar minerarin dhe me një kosto më të lartë përsa i përket kompanisë .

-Jeni të sigurt që nuk ka një impakt?
Janë shkaktarët  e ndotjes me të cilët mund të diskutohet dhe ka disa standarde dhe norma dhe kontrollohen,por ky është debat tjetër. Ajo që evidentuam sot në Malin e Krujës janë gropat e gëlqerore, së bashku me Inspektorati Mjedisor kam parë se çdo të thotë një gropë gëlqere, një skandal i vërtet, një krim mjedisor. Të gjitha janë pa ansjë lloj leje,  janë mallra kancerogjene, djegin goma makinash, djegin pjesë plastike të makinave ose mbetjet e industrisë, copa lëkure, që bëjnë tymin që shikojmë ne, ajo që është më e rëndësishme është që mos të ribëhet. 

Gjatë 20 vjetëve e qeveria e parë socialiste i mbylli, pse ribëhen?
Sistemi korruptohet dhe biseda për mjedisin në shoqërinë shqiptare ka qenë një bisedë e cila është thënë se pret se nuk ka problem. Duam kontroll mbi atë lloj biznesi që është i dëmshëm dhe vendosen parimet e një biznesi guror, ka disa gurore që qëndrojnë mbi qytet. Por kemi dhe gurore të tjera që ishin nënkontraktore të operatori TAP dhe më të detyruara që bën shfrytëzimin e objektit dhe të gjitha ato ishin me rregulla, pra  nuk të lejonte administratori TAP, që ti ta merrje gurin nga një gurore dhe për këtë guroret që punonin për TAP-in  lagnin gurët, krijonin mundësitë që kishte aspirim, laheshin makinat që mos të dëmtonin mjedisin, por ato gurore  nuk ndotnin mjedisin. Këto gurore që janë sot të kenë leje dhe zona të rabilitohet dhe do të ndërtojmë  një projekt me AKPN përsa i përket malit të Krujës dhe jemi në fazën përfundimtare të këtij projekti.

Gjithë guroret që janë përballe rrugës nacionale do të zhvendosen nga ana tjetër e malit?
Po nga ana tjetër e malit,që mos te ndotin qytetin e Krujës se është zona më turistike e vendit, qoftë dhe Berati.

Keni kapacitete se më letër shkruani shumë bukur por kapacitete kontrolli keni?
Ajo që ndërron sistemin është përfshirja e qytetarëve, është reagimi i qytetarëve, me kërkesë llogari dhënie për të zbatuar ligjin kontrolli bëhet vetvetiu, bëhet me zbatim ligji dhe bashkëqeverisjen e qytetit. Ne duam që me këtë aksion që po bëjmë me aksionin me mbjelljen e pemëve, ka dhe njerëz që punojnë në të zezë, për Shqipërinë turistike ka ardhur koha te mendojmë për asetet e mjedisit dhe duhet të flasim më tepër për mjedisin, dhe që e bën më prodhimtare turizmin shqiptar. Ajo që bëmë ne, lidhëm përgjegjshmërinë e qytetarëve nga bllokimi i një koncesioni, tashmë ka me dhjetëra shqiptarë që kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë, nuk jemi kundra prodhimit të energjisë, i ndërtuar mbi një kanion dhe prishte një nga bukuritë më të mëdha të kanionit, i ndërtuar në shkelje dhe do të sjellë përfitime për një apo dy njerëz dhe do të sjellë humbje për të gjithë turizmin e atij kanioni, unë padyshim zgjedh të dytën, të ketë biznes guror por ama të jetë me rregulla mos të ndotë mjedisin dhe të mos vjedhë pasurinë tonë të përbashkët që është turizmi, dhe që po prishet një mal i tërë vetëm për një biznes mua më duket situatë alarmante.

Ka gjëra që janë me flagrante se sa kanionet dhe p.sh është Valbona apo Thethi, ose Zagorie...
Kryeministri ka ngritur një grupe pune i cili do të analizojë të gjithë me leje mjedisore dhe të ndërtimit. Ne nuk jemi kundër biznesit të gurores por padyshim duhet të vlerësohet se ku nuk prishim bukuritë natyrore dhe po punojmë shumë dhe mos të lejojmë që të shkojmë në fazën përfundimtare, si në rastin e Valbonës ku çështja u hodh në gjyq dhe gjykata ia dha të drejtën biznesit. 

Redaksia Online
m.p-l.q/Shqiptarja.com