Rrjetet gjigant social Facebook dhe Instagram kanë pasur sot një ndërprerje ose siç quhet nga ana e informatikës kanë rënë "Down" për 40 minuta në mbarë botën, duke bërë që të ketë një reagim habitës nga të gjithë përdoruesit e këtyre dy rrjeteve sociale.

Ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta ku asnjë përdorues në mbarë botën nuk ka mundur të ketë akses në këto dy rrjete socialë.

Reagimet për këtë ndërprerje ka pasuar në "Twitter" ku hashtagu me "trend" ka qenë #FacebookDown, ku me mijëra statuse janë shpërndarë nga përdoruesit e Twitter duke shprehur habi për këtë ndërprerje të pazakontë të këtyre dy gjigantëve të rrjeteve sociale.

hashtag

Facebook ka rreth 1.25 miliard përdorues në gjithë botën, ndërsa Instagram rreth 300 milionë.


Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)