Njëri nga anëtarët e të ashtuquajturës “Hakmarja për Drejtësi” Dritan Hate, kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu. Shkak i kësaj, janë bërë afatet e paraburgimit të Dritan Hates, pasi pak kohë më parë Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të dy gjykatave të mëposhtme dhe rikthimin e dosjes për rigjykim.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se në 28 prill Dritan Hate i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë, ku kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. Dritan Hate, ishte dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit me 23 vjet burg për disa episode në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Hakmarrja për Drejtësisë”. Deri në prill të 2015, Hati ishte i vetmi nga 10 të pandehurit e dosjes, pasi të tjerët ishin në kërkim.

(Dritan Hate)
Në 23 prill të vitit të kaluar, forcat RENEA-s arrestuan në Pogradec edhe Gentian Cakën, i dënuar në mungesë me 25 vite burg. I vetmi nga të pandehurit që ka qëndruar i lirë në Shqipëri është Gëzim Gjoni, i cili ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu për shkak të zvarritjeve të procesit gjyqësor. Si drejtues të kësaj organizate, prokuroria akuzon Orik Shytin dhe Altin Arapin, të cilët kanë bashkëpunuar me të dyshuarit Roland e Leart Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Nikolin e Pasho Novruzaj.
Pesë nga të pandehurit e këtij procesi, kanë fituar azil politik në vende të ndryshme të BE-së për shkak të akuzave dhe procesit gjyqësor që vazhdon nga vitit 1996. Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen për rreth 24 vepra penale, që nga vrasja e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, rrëmbimin e fëmijës Erion Nushi e deri tek vënia e bombës tek supermarketi i “VEFA-s” e grabijeve të ndryshme me armë që nga viti 1992 deri në vitin 1996 kur edhe u arrestuan. Të dyshuarit u larguan nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com