TIRANE - Policia duket se ka harruar një element të rëndësishëm në shtëpinë e pedofilit 45-vjeçar Ardian Prenjasi, ku mund të gjente ndonjë provë apo gjurmë. Policia nuk ka sekuestruar rrobat e punës së pedofilit. TV A1 REPORT arriti të fokusojë dje rrobat e punës së Ardian Prenjasit, të cilat ishin të vendosura në një depo të vogël, të ndërtuar në oborrin e shtëpisë së marrë me qera, pak metra larg banesës, ku ka ndodhur vrasja e Julian Çelës.
“HARRESA”
Uniforma tipike ngjyrë portokalli, që mbajnë veshur punëtorët e ndërmarrjeve të tilla, është harruar të merret në vendngjarje nga ekspertët kriminalistë. Teshat, të cilat zakonisht përbëjnë provën më kryesore në konsumimin e veprave të tilla penale, duket se i kanë “shpëtuar” pjestarëve të grupit hetimor dhe nuk janë marrë si provë për t’u ekzaminuar.
Ardian Prenjasi si punonjës i mirëmbajtjes, kishte akses në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë ku më 1 dhjetor 2012 tregon se ka parë trupin e vdekur të Julianit. Çdo veshje, sidomos në rastin e tillë, rrobat e punës së Prenjasit mund të jenë të rëndësishme për të siguruar prova që provojnë shkencërisht dëshminë e tij në lidhje me vrasjen e Julian Çelës.
Prenjasi ka pohuar vetë para hetuesve, se ishte ai autori i vrasjes së Çelës më 30 nëntor 2012. Këtë dëshmi ai e ka bërë para hetuesve. Dy ditë më parë, pasi e tregoi këtë, ai u tregoi oficerëve të policisë dhe skenën e krimit dhe gjithë itinerarin. Sipas dëshmisë së tij, ai e kishte mbështjellë me një batanije të kuqe e prej andej, e kishte hedhur në koshin e plehrave në lagje.
Më pas, makina e plehrave e kishte marrë viktimën 11-vjeçare, duke e çuar më pas në Sharrë, ku të nesërmen monstra nga Prrenjasi, e kishte parë të hedhur në një vend, që ia ka treguar dhe policisë. Për këtë arsye, rrobat e tij të punës, mund të shërbejnë edhe si sende ku mund të gjenden prova shkencore për ta akuzuar për vrasjen e Julian Çelës.
PROVAT SHKENCORE
Edhe pse menjëherë pas ngjarjes u dyshua se në banesën e marrë me qira nga Prenjasi ishin gjetur njolla gjaku dhe sperme, përgjatë ekspertizës kriminalistike në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e vijueshme, nuk është bërë i ditur asnjë fakt i ngjashëm. Madje, mungesa e provave shkencore, por mbi të gjitha mungesa e trupit të Julian Çelës, duket se ka vështirësuar punën e prokurorisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksi Online
(b.mshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com