“Helikopteri i FA për femra e
biznesmenë, Imami e dinte”

“Helikopteri i FA për femra e<br />biznesmenë, Imami e dinte”
TIRANË - Është e diel, 10 mars 2013, një ditë e bukur pranvere në Tiranë. Një urdhër i papritur nga komandat Sokol Cunaj ngrë në fluturim një helikopetër luftarak AB 208 me argumentin se do të ushtrojë disa kontrolle të forcave tokësore gjatë ditës së pushimit.
 
3 muaj më vonë dalin në dritë disa fakte, që e veshin këtë të diel me dritë-hije skandali. Sipas rrëfimit të gjeneralit të shkarkuar nga Forcat e Armatosura, Dhori Spirollari për "A1 Report", "atë ditë të diel helikopteri luftarak nuk është nisur për llogari të Forcave të Armatosura, por hedh dyshimin se ka qenë një fluturim privat për relaks me biznesmenë dhe femra në bord".

"Ka ndodhur në një moment të zhvillmit të një stërvitjeje në mbështetje të forcës tokësore, dhe megjithëse ka pasur një urdhër për gjithë periudhën, për të dielën nuk ka qenë e nevojshme dhe nuk është kërkuar nga Forcat Tokësore".
 
Gjenerali flet për një skandal, që nëse vërtetohet vë në pozitë delikate Forcat tona Ajrore, dhe veçanërisht ministri Imami, duke kujtuar se bëhet fjalë për një vend anëtar të NATO-s. Në helikopterin AB 208 janë ulur edhe persona civilë dhe ka dyshime për një biznesmen dhe një femër, si dhe dy persona të tjerë, emrat dhe gjinia e të cilëve mbeten po anonimë.
 
"Aty gjatë analizës ka dalë që ka pasur persona të tjerë rreth 4 vetë, por ka qenë e pamundur të identifikohet se nuk janë regjistruar. Ka pasur urdhër për t’i lejuar të futen", dëshmon më tej gjeneral Spirollari.

Gjenerali konfirmon edhe lajmin e fluturimeve, ndoshta, provokuese mbi shtëpine e ish-Presidentit, Bamir Topi. Një lajm që u mor vesh në media, por kaloi pa shumë zhurmë. Gjenerali Spirollari në atë kohë ende në detyrë ka kërkuar shpjegime pas një mesazhi të marrë nga ish-Presidenti për terrorin që është ndjerë nga bashkëshortja dhe dy vajzat.

"Nga piloti është konfirmuar në procesverbal, e kam pasur për shkak të kushteve të motit, por nga konfirmimet nga shërbimi metorologjik del se nuk ka pasur asnjë mot të keq dhe u shmang vetë. Gabimi nuk është i rastit, se është bërë nga një pilot me shumë përvojë dhe nuk mund të ketë gabuar", shpjegon Spirollari.

Sipas gjeneral Spirollarit, "këmbëngulja e tij për këtë ndodhi të 10 marsit, mund të jetë një nga shkaqet e largimit të tij nga detyra". Ai i kërkon ndjesë familjes Topi, që "gjatë detyrës së tij megjithë këmbënguljen nuk arriti t’i shkojë në fund hetimeve për këtë ngjarje të mistershme".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni