“Hija” monstruoze e Skënderbeut
institucionet ta ndalojnë statujën

“Hija” monstruoze e Skënderbeut<br />institucionet ta ndalojnë statujën
Ajo çfarë pamë në foton e skulpturës së Heroit Kombëtar, në marrëdhënien e figurës dhe koncpetimit të saj, më tepër është një mostër se sa një figurim estetik. Shtrembërimet e theksuara të figurës, në emër të lirisë së shprehjes, kanë cënuar rëndë figurën, vizionin për të, lidhen me disa momente.

Së pari, figura monstër që pamë, nuk ka asnjë lidhje me figurën dhe rolin e kësaj figure në historinë e qëndresës së Motit të Madh. Së dyti, nuk ka raporte të qarta të monumentalitetit, gjë që ngjet me të gjithë figurat historike, të ngjashme me figurën e tij, që vendosen në pika të caktuara.

Së treti, është një sprovë e dështuar, as klasike, as moderne, konceptuar në atë pamje amorfe dhe pa pikën e shprehësisë.

Së katërti, fakti që do të vendoset në sheshin qendror të Budapestit, aq më tepër përballë Huniadit, bashkëkohës dhe figurë e madhe, në gjithë monumentalitetin e vetë, e zbeh dhe zvogëlon, madje e shpërfytyron figurën dhe zulmën e treguar në shekullin e XV.

Institucionet shqiptare, sidomos Ministria e Jashtme, duhet të bëjnë sa kanë në dorë, për ta ndaluar vendosjen e “hijes” së heroit, që të ngjall krupën, dhe të sugjerojnë për një zgjidhje tjetër…Eh, Skënderbeu, mbeti në betejë, në gjallje dhe amshim…në beteje me ne dhe me gjithë botë.

statuja skandaloze e skenderbeut
(Statuja e Skënderbeut në Bukuresht e realizuar nga Mihaly Gabor)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja