“Hirushja” Leicester fiton për herë
 të parë titullin kampion në Angli

“Hirushja” Leicester fiton për herë<br /> të parë titullin kampion në Angli
Leicester City është kampioni i ri i kampionatit anglez të futbollit, dy javë përpara përfundimit të Premier League-s.  
 
Dhelprat e Claudio Ranierit fitojnë titullin për herë të parë në histori.  
 
Një dorë mbështetje Leicesterit i ka dhënë ekipi i Chelsea-s në shtëpinë e tij përballë rivalëve të Tottenham. Miqtë kryesuan në pjesën e parë 0:2, ndërsa në pjesën e dytë blutë e Londrës barazuan gjithçka. Hazard në 58-ën dhe një perlë në të 83-ën i dhuruan fitoren tifozëve të Leicester
 
Parrullat e tifozëve në “Stamford Bridge” lexonin “Bëjeni për Ranierin” duke dashur t’i jepnin një sinjal Chelsea-t se Leicesteri këtë të hënë kishte nevojë për mbështetje për të arritur titullin e parë në histori. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani