“I love Çamëria”

“I love Çamëria”
Dita e parë e aktivitetit “Java e Çamërisë” nisi sot në Tiranë, pikërisht në atë shesh ku 100-vjet të shkuara, ndërsa festohej pavarësia, në anën tjetër vlonin protestat për lënien e trevave shqiptare jashtë trungut të Shqipërisë. Ndërsa përgjatë këtyre ditëve, në 6 sheshe të ndryshme të kryeqytetit do të përcillen vlerat e kulturës çame nëpërmjet muzikës dhe dokumentarëve historikë ku do të shpërfaqët çështja çame, të enjten në Kuvendin e Shqipërisë çdo deputet do të marrë një libër e një CD në të cilët gjendet gjenocidi mbi shqiptarët e Çamërisë. Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi bëri dje çeljen e kësaj jave dhe theksoi se kjo është një javë edhe në nder të të gjithë atyre martirëve të cilët u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë. “Jemi pikërisht në sheshin aty ku 100-vjet më parë protestohej për lënien jashtë trungut të Shqipërisë të krahinës së Çamërisë dhe Kosovës. Dhe ne jemi këtu sot pas 100-vjetësh me të gjithë shqiptarët për të mos harruar. Ka qenë populli i Tiranës që ka protestuar për shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre. Jemi të lumtur sepse pas një beteje 70-vjeçare të qarqeve antishqiptare për ta bërë të harrohej kjo çështje, ne jemi tani këtu , sepse sot ajo është më e fortë se kurrë”- tha zoti Idrizi në fjalën e tij. Festa do te kulmojë me nisjen e ndërtimit të Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer, një ndër dëshmitë e mëdha të kalvarit të vuajtjeve të popullsisë çame. “Kjo atmosferë këtu, marrëveshjet, bërja realitet i varrezave monumentale të Kllogjerit,a ty ku dergjen 3000 shqiptarë të Çamërisë që dhanë jetë vetëm se ishin shqiptarë, është shumë më e rëndësishme se çdo përfshirje e jona kudo dhe në çdo post. Ne jemi këtu për të kërkuar drejtësi për Çamërinë, për të ndërtuar varrezat e Kllogjerit, për të kërkuar rezolutën çame. Kjo është motoja jonë, ky është misioni ynë”, tha kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Pas ceremonisë e cila do të shënojë nisjen e ndërtimit të varrezës monumentale këtë 30 Qershor, do të marshohet drejt Qafë-Botës për një protestë paqësore në kufirin mes dy vendeve, e cila kryefjalë do të ketë edhe një herë kërkesën e pandalur për zgjidhjen e çështjes çame.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin