Por duke qenë se përmendi si shembull të saj deputeten demokrate të Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, kjo e fundit e ka marrë në mbrojtje në një status në Facebook.
“Për të gjithë ata që lajm përbënte fakti që Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit të degës dua t’u them se PD krenohet me këto modele të rinjsh dhe të rejash” shkruan Hajdarmataj.
STATUSI I HAJDARMATAJT:
Për Barbarën dhe shumë të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike.
E dashur Barbara Doda.
Nuk të ndoqa dot mbrëmë por e mora vesh nga shumë mesazhe që më vinin nga miq, që ndër të tjera më kishe cituar mua si modelin tënd në politikë.
Ti dhe disa kandidat të tjerë keni moshën e femijëve tanë sot, por edhe ne kishim moshën tuaj kur u bëmë pjesë e Lëvizjes Historike të Dhjetorit ’90.
Për ne nuk ishte e lehtë atëherë por as për ju nuk është e lehtë tani.
Ti, kandidatja 20-vjeçare e PD, ke marrë një detyrë jo të lehtë, në këtë prag vere.
Në vend që të filloje planet për të shijuar pushimet, ke zgjedhur të sfidosh mosbesuesit e paragjykuesit, se të rinjve nuk mund t’u lihen çështje të mëdha në dorë si politika.
Në fakt, 20 vjeçaret si ty po guxojnë sot të sfidojnë dëshpërimin dhe dyshimin e madh se ky vend nuk bëhet.
Prandaj të përgëzoj me shpirt që pranon të tejkalosh dhe vetveten duke i hyrë një përballjeje të re, që nuk ta mëson dot asnjë universitet, atë të përballjes me publikun, median, politikën apo edhe me bashkëmoshatarët.
Për të gjitha këto sfida, modeli yt, që tani është një fitore e madhe.
Duke të falënderuar edhe një herë, dua të të siguroj se do të jem gjithmonë atje në terren, për të përkrahur e për të dhënë besim se dhe në politikë ku ka shumë të panjohura e të pamundura, TI MUNDESH, kur ke pasion e humanizëm.
Paç bekimin e Zotit dhe të prindërve që të kanë edukuar kaq mirë.
P.S për të gjithë ata që lajm përbënte fakti që Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit të degës dua t’u them se PD krenohet me këto modele të rinjsh dhe të rejash që edhe pse shumë herë u gdhinë mbi projekte e jo te ndonjë pallat ish-ministri, përsëri ishin me ne në çadrën e Lirisë….e në vend të joshen me ndonjë samrtfon apo kamping, i’u bashkuan kauzës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
(d.b/Shqiptarja.com)