TIRANË - Është zhvilluar protesta e një grupi personash të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në protestën që u zhvillua në pedonalen përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kanë hedhur akuza ndaj ministrit Tahiri, duke deklaruar se, është mbrojtjësi i gardianëve të burgut grekë ku humbi jetën Ilia Kareli alias Kudret Kume.

Ata kanë bërë thirrje për protesta të përditshme deri në dorëheqjen e ministrit Tahiri. Pjesëmarrësit në këtë tubim kanë kërkuar ndëshkimin e efektivëve të policisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve ditën e shtunë (12 prill 2014).

Protestuesit kanë deklaruar se, nuk protestojnë në emër të një personi por të dhunë së përhershme që ushtrohet ndaj shqiptarëve në shtetin helen.

Protestuesit kanë thirrur “jepe dorëheqjen” duke kërkuar që ministri Sajmir Tahiri të ikë nga posti që ai mban aktualisht si kreu i Ministrisë së Brendshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)