“ISIS” dhe “UÇK” në Manastirin
e Deçanit, Thaçi: Na kanë fëlliqu

“ISIS” dhe “UÇK” në Manastirin<br />e Deçanit, Thaçi: Na kanë fëlliqu
Në ndërtesat e Mansatririt të Deçanit, në Kosovë janë shkruar grafite si “ISIS” “Kalifati” apo “UCK. Sipas mediave kosovare pas kësaj ngjarje në manastrin ortodoks, janë arrestuar tre të rinj shqiptarë. 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për këtë ngjarje. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se duhet dënuar fuqimisht këtë incident.
 
grafite isis






















“Dikush sonte ka fëlliqur muret e mureve të Manastirit të Decanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UCK. Fillimisht duhet të denojmë nje incident të tillë sepse objekti i Manastirit të Decanit nuk është vetëm mur por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO”, shkruan Thaçi në Facebook.

grafite isis





















Ai thekson se grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për clirimin e Kosovës.
 

grafite isis






















“UCK kurrë nuk ka luftuar për cështje fetare por emancipuese në frymën europiane. Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë NATO. Dora e atij që fut në një fjali UCK dhe ISIS nuk është dorë që ja don të mirën shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës”, shkruan kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
 
 
grafite isis






















Jahjaga dënon grafitet në Manastirin e Deçanit

Presidentja e  Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar grafitet në Manastirin eDeçanit si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.

Presidentja Jahjaga theksoi se vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore dhe të karakterit fetar nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike që janë vënë në gurthemelin e shtetit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka përshëndetur veprimet e shpejta të forcave të rendit dhe sigurisë dhe inkurajon organet e drejtësisë që të ndërmarrin masa ndaj kryesve të kësaj vepre.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari