TIRANE- Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e vlerëson me pesimizëm vendimin e dhënies me koncesion të shërbimit të mbikëqyrjes së veprimeve tatimore. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Preçi thotë se në një vend të varfër, me shkallë të lartë korrupsioni e institucione të dobëta, si Shqipëria, lloje të tilla koncesionesh janë të dënuara të dështojnë, ashtu si kanë dështuar koncesionet e tjera të dhëna në vite. Nga ana tjetër shpesh këto koncesione jepen në favor të oligarkive pranë qeverive. Sipas tij, jo më kot Fondi Monetar Ndërkombëtar vetëm pak ditë më parë i tërhoqi vëmendjen Qeverisë lidhur me koncesionet që janë kthyer në një barrë për ekonominë e xhepat e qytetarëve. Nga ana tjetër, Preçi, njëherësh Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike, thotë se vendimet për koncesionet merren në favor dhe nën ndikimin e fortë të oligarkive pranë qeverive.
/Shqiptarja.com









