Këngëtari i famshëm amerikan Usher është përlotur në një gjykatë në Atlanta për shkak të akuzave të bëra nga avokati i ish-gruas së tij. Sipas avokatit Usher, nuk është një baba i mirë sepse mendon më shumë të argëtohet sesa të kujdeset për fëmijët e tij.

 Si prova për këto akuza avokati i palës kundërshtare ka paraqitur në gjykatë foto ku Usher ndodhej në festa të çmendura në Evropë. Gjithashtu ai është akuzuar për përdorim droge në sy të fëmijëve. Këngëtari i prekur nga këto akuza i ka kundërshtuar ato.(xh.k/shqiptarja.com)