Ndër të tjera vetë nusja ka bërë disa deklarata rreth asaj se si do të duket fustani i saj, duke zbuluar se tashmë është me eksperiencë për sa i përket kësaj teme. Ajo e ka veshur fustanin e bardhë në dy raste: në martesën e saj të parë me Trevor Engelson dhe në një episod televiziv.
E pyetur rreth kësaj teme Meghan ka pranuar se fustani i saj do të jetë larg stilit të Kate Middelton, duke bërë të qartë se preferon diçka shumë më të thjeshtë dhe të rehatshme.
Sipas vetë Meghan, veshja e dasmës do ti ngjajë asaj të veshur nga Carolyn Bessette Kennedy në ditën e saj të dasmës me John F. Kennedy Jr në vitin 1996. Një fustan nga dizajneri amerikan Narciso Rodriguez, i cili mund të konsiderohet si favoritë nga Meghan për fustanin e saj.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com