Keni menduar ndonjëherë se si të vendosni një mashkull me shpatulla pas murit? Sfidojeni duke i kërkuar të zgjidhë një ekuacion algoritmik si përpjekje për të zbuluar në të një numër telefoni.
Në pak orë fotoja që Selvaggia Lucarelli, postoi në profilin e saj në facebook , është shpërndarë nga më shumë se 6 mijë persona. Në njoftim shkruhej: “Kërkoj një burrë inteligjent që mund të bëhet burri im i ardhshëm, ja ku e keni numrin e telefonit”,  por për të dëshifruar shifrat duhet të zgjidhësh më parë një ekuacion.

E në fakt Lucarell, ka shumë të drejtë, në rregull jemi shume dakort se pamja e jashtme është një aspekt i rëndësishëm i  një mashkulli, por kur pas fytyrës së bukur fshihet një “ kokëbosh” situata ndryshon.

Dhe duket se vajza ka gjetur mënyrën e duhur për të mos rënnë pre e një fytyre të bukur.

Jepini djema sfidoni veten, zgjidheni ekuacionin dhe gjeni numrin e telefonit të Selvaggia Lucarelli.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com