“Kokaina”, gjykata e Kosovës jep
30 ditë burg për të arrestuarit

“Kokaina”, gjykata e Kosovës jep<br />30 ditë burg për të arrestuarit
TIRANE- Nga 30 ditë burg ka vendosur Gjykata e Prishtinës për 4 personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Kokaina”. Shqiptares Valentina Tufina, e njohur me nofkën "Tezja", Gëzim Prekës dhe dy të dyshuarve të tjerë, me inicialet V.B, V.B dhe A.Z, u janë caktuar 30 ditë paraburgim, me vendim të gjykatësit Vehbi Kashtanjeva në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 18 kg kokainë në regjionin e Pejës. Pjesë e operacionit ka qenë edhe mbyllja e një laboratori të përpunimit të kokainës. Burime nga prokuroria e Kosovës kanë bërë të ditur se, 30 ditori i burgu është paraprak deri në nxjerrjen e rezultateve të analizave të laboratorit që do të konfirmojë nëse, lënda narkotike e sekuestruar është kokainë apo jo.

Ndërkaq, që Shqipëria nuk pret që ata të ekstradohen në vendin tonë që të gjykohen këtu. Operacioni i Policisë së Kosovës, vlerësohet të jetë operacioni më i madh së në luftën kundër drogave për shkak të sasisë së lartë të kokainës e cila është konfiskuar. Katër persona janë shoqëruar në polici në mesin e të cilëve edhe Tufina që kishte nënshtetësi amerikane e cila thuhet se është eksperte e përpunimit të kokainës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim