“Kriset” çifti, Juliana-Arditit:
“Ti ke bërë lojë me mua”

“Kriset” çifti, Juliana-Arditit:<br />“Ti ke bërë lojë me mua”
Vetëm dy ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja e madhe e edicionit të shtatë të “Big Brother” dhe “lufta” mes banorëve po bëhet çdo ditë dhe më e fortë për të rrëmbyer çmimin e madh 100 milionë lekë. Por, veç çmimit të madh një pjesë e lojës janë ndjenjat e krijuara brenda shtëpisë mes banorëve.

Ndryshe nga çfarë është përfolur deri më tani për lidhjet brenda shtëpisë, duket se gjërat mes çiftit Xhuli-Arditi, kanë nisur të krisen. Mosbesimi ndaj ndjenjave të Arditit e ka bërë Xhulin të mbajë një distancë dhe një qëndrim brenda shtëpisë.  Pas një jave të mbushur me zënka mes tyre, ato e nisën sërish ditën dje me zënkat e zakonshme, lidhur me zgjimin e tyre të herët ditëve të fundit. Juliana qëndronte larg nga Arditi, duke i mbajtur qëndrim.

Arditi u përpoq të krijonte kontakt me të, por ajo ia kthente ftohtë. Pasi qëndruan për pak kohë pa folur, Juliana vendos të thyejë heshtjen, duke i thënë se “ai dhe Jona do të shkonin shumë si çift bashkë”. Ai nënqeshi, duke mos i dhënë shumë rëndësi fjalëve të saj, por ajo i shpjegoi e sjellja e tij është identike me të Jonës, e cila shpesh herë kapët pas fjalëve të kota. Ndërkaq, një ditë më parë Juliana vazhdoi me kapriçot e saj, duke dyshuar tek ndjenja e pëlqimit të Arditit. “Siç ke bërë lojë ti me mua, do bëj unë tani”, thotë ajo.

Arditi betohet se nuk ka bërë asnjë lojë me të, duke e siguruar se nëse do kishte dashur të bënte lojë, ka pasur mundësi ta bënte edhe me vajza të tjerë në shtëpi, por nuk është i tillë. Juliana shpreh hatërmbetje, pasi gjatë lojës me shishe Arditi ka thënë se do të sakrifikonte lojën e tij për Julianën, por nuk e ka thënë me zemër. Arditi e bind se ka qenë i sinqertë dhe nëse ajo do, ai mund t’ia vërtetojë shumë mirë.

Juliana e pyet nëse Arditi ka parë edicionet e kaluara të Big Brother-it. Arditi tregon se nuk e ka parë asnjëherë Big Brother-in. Juliana e akuzon se ai ka hyrë kot. Arditi i shpjegon se nuk është e nevojshme të shoh çfarë ka ndodhur në edicionet e kaluara, për të shfaqur veten e tij. Ai e kupton se Juliana dyshon nëse ai po luan lojën e çiftit, ashtu siç mund të kenë bërë banorë në edicionet e kaluara dhe i thotë se nuk është nga ata meshkuj që luajnë me ndjenjat e të tjerëve. Juliana insiston tek ideja e saj, se Arditi po luan me të, teksa ai përpiqet ta bindë me argumente se nuk po bën lojë.

juliana ardit
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE