Filmi “Krom”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani pas premierës botërore në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary, do të jepet premierë në Tiranë më 16 tetor. Filmi do të shfaqet në Kinema Kristal Center në Tiranë. Vetëm një javë më pare ky film është prezantuar edhe në Hamburg Film Festival 2015.
Filmi “Krom” flet për një nënë memece, e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoje të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit…
Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentë, Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis. Përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.
Ne film interpretojnë aktorët: Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Dod, Albulena Kryeziu etj. Pas premierës në Shqipëri “Krom” është përzgjedhur të marrë pjesë në Mediterranean Film Festival në Montpellier/Francë, Festivalqë organizohet në datat 24-31 tetor. “Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në Lume International Film Festival, 2012, etj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com