“Kryqëzohet” Reali as humbjes me
Juven, James: Shkojmë në finale

“Kryqëzohet” Reali as humbjes me<br />Juven, James: Shkojmë në finale
Pas humbjes në Itali përballë Juventusit, mediat spanjolle, por edhe botërore kanë kritikuar ashpër lojën e Realit të Madridit duke e ‘kryqëzuar’ në të gjitha aspektet. Duke filluar nga mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, ekipi dhe trajneri janë fajësuar për gjithcka. Një nga më të dobëtit për Realin në mesfushë ishte edhe Ramos, që u vendos në pozicionin e ri në mungesë të Modricit, por ishte jashtë loje.

Lojën e dobët e pranoi edhe vetë mbrojtësi. Ndërsa kritika të shumta kanë ardhur edhe në drejtim të Garet Bale, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë pas dëmtimit që pësoi pak javë më parë. Madridi ndodhet në një moment shumë të vështirë, pasi përpos që duhet që të mendojë për Champions League përballë Juventusit, përpara në fundjavë ka një ndeshje shumë të rëndësishme përballë ekipit të Valencias, e cila lufton për vendin e tretë dhe në fazën e parë e mundi në shtëpi.

Reali duhet që të fitojë me cdo kusht me Valencian për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion deri në javën e fundit, pasi rrezikon që të dalë me asnjë trofe duke dështuar totalisht. Por James beson se në ndeshjen e kthimit Reali i Madridit do të arrijë që të përmbysë gjithcka për të shkuar në finalen e Berlinit.

“Juventusi ishte me fat që fitoi 2-1. Unë mendoj se duhet ta lëmë pas atë që ndodhi në Torino dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit në Bernabeu. Ne duhet të zbresim në fushë me një qëllim të vetëm të fitojmë për t’u kualfikuar në finale” deklaroi ai.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë