Sezoni i ri artistik i Teatrit Kombëtar nis mbrëmjen e e së enjtes me shfaqjen e premierës "Kujtesa e Ujit" me regji të Rozi Kostanit.
Kjo shfaqje hynë në kategorinë e komedive të zeza dhe bën fjalë për tri motra që mblidhen në një shtëpi të përmbytur për funeralin e nënës së tyre dhe shndërrohen në peng të së shkuarës.
“Kujtesa e ujit”, është vepër e autores angleze Sheila Stefanson, e cila vjen e inskenuar në versionin shqip përmes interpretimit të aktorëve, Olta Daku, Rajmonda Bulku, Neritan Licaj, Marin Orhanasi, Violeta Trebicka dhe Jonida Vokshi
Ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar në Tiranë, Hervin Çuli ka shfaqur shpresën se ky sezon do të jetë me plot suksese dhe spektatorë.
“Jam i bindur që i gjithë kolektivi i teatrit do të bëjë më të mirën e mundëshme për t'ju qasur publikut me një nivel të lartë artistik. Shpresoj të na ndiqni dhe të jeni pjesë e rrugës sonë", kishte shkruar Çuli në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.
Sot u dhanë provat gjenerale të cilat u mirëpritën nga të pranishmit. Ra në sy skengrafia e bukur dhe humori argëtues për të pranishmit në sallë. Olta Daku me batutat e bukura të saj shkaktoi të qeshura shpëthyese tek publiku.
"Kujtesa e Ujit" do të shfaqet s 20.00 në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

FOTO