Kryevepra e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” pas shëtitjes në disa skena teatrale në vend, ka ardhur më në fund në Teatrin Eksperimental.
Regjisori i shfaqjes, Laert Vasili, që gjithashtu interpretoi rolin e Kapitenit Stres, solli përpara publikut një version ndryshe të legjendës, të plotë dhe të pacensuruar.
Ai zgjodhi të trajtonte këtë legjendë, për vetë diskutimet që e shoqërojnë, pasi prej shekujsh ballkanasit kanë dashur të marrin të drejtat e saj. Doruntina është e shqiptarëve, kjo pasi Besa, është një nga vlerat identifikuese të popullit tonë, e papërkthyeshme në gjuhë të tjera.
E gjithë legjenda mbështetet mbi besën që Kostandi i ka dhënё motrёs sё tij, kështu qё nё kёtё botё gjithnjë e më tepёr gënjeshtare e zhgënjyese kjo legjendë rikthehet fuqishëm në plan të parё.
Për të veshur petkun e personazheve të Kadaresë, Vasili ka zgjedhur emrat e njohur të skenës dhe ekranit si Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti apo Luli Hoxha.
Pjesa do të shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental deri më datë 21 shkurt, ndërsa do udhëtojë dhe në qytete të tjera, brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO