TIRANE - Ashtu siç pritej, Komisioni i Ligjeve kaloi dje dy kandidaturat për emërimin në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta morën votëbesimin e deputetëve të komisionit të ligjeve ku dy kandidaturat do të kalojnë për shqyrtim në seancë plenare. Gjatë mbledhjes së djeshme dy kandidaturat dhanë pikëpamjet e tyre lidhur me mandatimin e ri duke shprehur se do të jepnin maksimumin në përmirësimin e sistemit gjyqësor si edhe në ndryshimin e perceptimit të tyre për gjyqësorin.

Por emërimi dy kandidaturave të reja bën edhe një ndryshim në balancimin e votave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. KLD përbëhet nga 15 anëtar ku 9 zgjidhen nga konferenca gjyqësore dhe tre nga parlamenti.