“Lajmet e rreme”, të rinjtë ‘pre’ e
mashtrimeve,shkollat në aksion

“Lajmet e rreme”, të rinjtë ‘pre’ e<br />mashtrimeve,shkollat në aksion
Mediat sociale, mediat online po shndërrohen në burimet kryesore të lajmeve për cilindo, por sa të sigurta janë informacionet që na serviren.

Të rinjtë janë grupi të cilët preken më shumë nga historitë jo të vërteta, bëjnë me dije studimet. Mësuesit e shkollave IB tregojnë sesi të rinjtë mund ta ruajnë veten ndaj raportimeve të rreme.

Debati është zgjeruar edhe më tej pas zgjedhjeve presidenciale të 2016 ku janë të shumta polemikat për manipulim votash të cilat kanë karakterizuar veçanërisht fushatën e presidentit Trump. Bota është bërë edhe frustuese me raportimet e reja që vijnë nga mediat sociale.

Raste të tilla i japin mundësi fjalorit Oxford të përdorin fjalën –‘post-të vërtetës’.

Kjo frazë ka të bëjë me rrethanat ku faktet objektive janë pak ndikuese në opinioin publik sesa deklaratat emocionuese. 

“Post e vërteta mund të jetë fjala përcaktuese  e ditëve tona” shprehen ekspertët.

Lajmet e rreme, të fabrikuara, historitë e rremë përfshijnë rreth 10.6 milionë share reagime dhe komente dhe të rinjtë janë ata që bien më shumë pre e këtij fenomeni.

Sipas një studimi të kryer në shkollat e mesme në SHBA u tregua se të rinjtë kanë vështirësi të identifikojnë burimet e besueshme në internet.

Por cfarë masash po ndërmarrin shkollat IB në mënyrë që të sigurojnë që studentët të mos bien pre e artikujve të rremë?

Ndikimi automatik

Mësuesit i inkurajojnë të rinjtë të vlerësojnë burimet e informacionit dhe të bëhen qytetarë dixhital duke promovuar përdorimin e duhur të teknologjisë. Por ndikimi automatik mund të na lejojë të besojmë lajme të rreme.

Për shembull, kur lëvizja “Black Lives Matter” u shfaq gjatë një seminari  një student besoi se lëvizja ishte prodhim i një konspiracioni mediatik. “Studentët u bënë viktimë e
lajmeve të rreme” u shpreh mësuesi Kelley.

“Ne biem pre e historive të rreme më lehtë kur ato konfirmojnë paragjykimet tona” shprehet Kelley. Duke inkuruajuar mënyrën kritike të të menduarit mësuesit e IB po përpiqen t’i bëjnë studentët më të vëmendshëm.

Të menduarit kritik

“Ndoshta është klishe, por e rëndësishme është të menduarit kritik” shprehen mësuesit duke shtuar se  kjo mënyrë e të menduarit vlen për të gjitha aspektet e jetës.
 Për shembull  disa studentë identifikojnë perspektivën e secilit burim në mënyrë që të njohin dhe kuptojnë më mirë historinë.

Atyre u kërkohet të aplikojnë të njëjtën mënyrë për burimet dhe cështjet bashkëkohore.

Beteja për të vërtetën
 
Organizatat mund të zgjerojnë përpjekjet e tyre për të larguar lajme e rreme, por ata kanë një detyrë të madhe. Me miliarda përdoruesve në mbarë botën është e vështirë të çrrënjosen lajmet e rreme apo propaganda. Është pikërisht detyra e mësuesve të udhëheqin gjeneratën e re dhe të sigurojnë aftësitë e tyre hulumtuese.
 
“Unë kam mësuar shumë sesi nxënësit të bëjnë kërkime në internet, por sa më shpejt që ne i mësojmë del dicka tjetër, media gjen dicka tjetër për t’u shitur atyre një ide apo produkt” shprehet mësuesi Kelly por ai duket i vendosur në betejën për të mësuar të rinjtë sesi të mos bien pre e lajmeve të rreme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike