“Lazarati 2014”, Gatia kërkon
pafajësi në Gjykatën e Lartë

“Lazarati 2014”, Gatia kërkon<br />pafajësi në Gjykatën e Lartë
U dënuan me 71 vite burg për kultivim kanabisi, grup të strukturuar kriminal e kundërshtim të policisë së shtetit gjatë operacionit “Lazarati 2014” 9 të dënuarit mes tyre dhe Razip Gate Mahmutaj kërkojnë pafajësinë në gjykatën e lartë.

Me anë të një rekursi depozituar në gjykatën e lartë Gatia së bashku me të dënuarit e tjerë kërkojnë që procesi ndaj tyre të rihapet duke prishur dënimet e dhëna nga shkalla e parë dhe apeli i krimeve të rënda.

Gatia është dënuar me 12 vite burg, ndërsa dënimet ndaj tij dhe të dënuarve të tjerë u ulën me 1/3 pasi u zhvillua gjykim i shkurtuar.

Rekursi i grupit “Lazarati 2014” pas shortit i është caktuar gjyqtari Guxim Zenelaj i cili më 31 korrik 2017 u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë pas përfundimit të mandatit si anëtar i Gjykatës së lartë.

Ky gjykim pritet të nis në shtator dhe të caktohet një tjetër relator dhe trupë gjykues në kolegjin penal të gjykatës së lartë.

gjykata
(Njoftimi i Gjykatës së lartë)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'