“Lazarati 2014” Gatja dhe Vandami 
kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Apelit

“Lazarati 2014” Gatja dhe Vandami <br />kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Apelit
Një muaj nga dënimi me 12 vite burg për kultivim narkotikësh, kundërshtim të policisë dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal Gatja i Lazaratiti, i drejtohet Apelit dhe kërkon ndryshim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Së bashku me Razip Gate Mahmutaj apelim të vendimit ka bërë dhe djali i tij Vandam Mahmutaj i cili në shkallë të parë është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg.

Në procesin “Lazarati 2014” u dënuan 14 persona ndërsa 7 prej tyre tashmë i janë drejtuar apelit duke kërkuar pafajësi ose më e pakta ulje të dënimit.

Këta shtetas u arrestuan në Qershor të 2014 dhe në Janar 2016 gjykata mundi të jap dënimit ku në total për 14 të pandehurit drejtësia vendosi 71 vite burg dhe për 9 prej tyre u aplikua ulja e dënimit me gjykim të shkurtuar.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim