TEPELENË – Një nga të arrestuarit gjatë operacionit të një viti më parë në Lazarat ka tentuar të vetëvritet. Edmond Boci nga Lazarati ka ndërmarrë një akt vetëflijues në burgun e Tepelenës, ku po kryen dënimin. Boci është transportuar në Spitalin e Burgut në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
I dënuari është i përfshi dhe në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha. Dyshohet se lëvizjet e grupit të personave që akuzohen për vrasjen e Bashës kanë lëvizur me automjetin e Bocit.
Gjatë operacionit të policisë për kapjen e autorëve të dyshuar për vrasjen e efektivit Basha, në shtëpinë e Bocit u zbulua një arsenal municionesh. Kjo shtëpi është e pabanuar dhe mendohet se mund të jetë përdorur si bazë nga personat që qëlluan mbi policinë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com