Konflikti për pronën me 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalëzit ku ishte parashikuar të ndërtohej resorti turistik, ka sjellë shkarkimin e avokaturës së Shtetit në qarkun e Durrësit dhe juristin e këtij institucioni. Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, panjë një hetimi administrative të zhvilluar tre ditë par largimit dhe tërheqjes së investimit nga Shqipëria të kompanisë “Omnix Albania” që administrohej nga biznesmeni Faad Mitri.

Njëherësh në një dalje publike ku Manjani pasqyroi rezultatet e hetimit administrativ, ka evidentuar se do kërkojë në KLD nisjen e procedimit disiplinor për shkarkimin e kryegjyqtares së Durrësit Joana Qeleshit. Sipas Manjanit gjykata shqiptare dhe Avokatura e Shtetit kanë “Shpërdoruar detyrën” në lidhje me procesin gjyqësorë dhe vendimin e dhënë në favot të Pal Seçunit për pronësin e 45.000 m2 truall në bregdetin e Lalëzit ku kompania Libaneze “Omnix Albania” do të investonte 450 milion euro.

“Vendim i rëndë dëmtoi shtetin”
“Kam vendosur procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi në KLD. Inspektimi ende vijon. Nuk tërhiqem nga kjo kërkesë pasi një rast i tillë nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi trembet për shkak të këtyre vendimeve absurde ne nuk mund ta lejojmë. Gjyqtarja është vlerësuar në vite por ky është një vendim i rëndë në dëm të interesit të publikut. Ka shkelur ligjin dhe ka cënuar punën e gjyqtarit. Kam shkarkuar avokaten e avokaturës së shtetit dhe juristin e këtij institucioni. Avokaturës së përgjthshme të shtetit i kërkoj të thellojë analizën e punës së institucionit. Por kryetari i bashkisë Durrës po ashtu duhet të mbajë përgjegjësi. Prokurorit të shtetit i bëj thirrje që të hetojë vlefshërinë e këtij vendimi, do ketë inspektime, po pres përfundimin e hetimeve. Kjo çështje meriton vëmendje të jashtëzakonshme. Të vendosë drejtësia nëse ka faje apo jo. Ky vendim ka marrë formë të prerë dhe ministria do inspektojë këtë vendim”-tha ministri Manjani.

Një gjyqtare e vetme
Manjani ka dhënë detaje mbi tokën sesi u mor nga ana e kompanisë dhe lejen që qeveria i dha kësaj të fundit për të nisur punimet për resorin. “Kompania kërkoi hetim për pronësinë në Gjirin e Lalzit. Kompania në 2008 nisi kërkesën për punimet. Leja i është dhënë kompanisë në vitin 2016. Familja Selçuni bëri padi për tokën në vitin 2015. Kemi përgjegjësi ligjore duke nisur nga gjykata e Durrësit që ka gabuar rëndë, proceduralisht, në substancë sesi është zbatuar ligji. Hetim administrativ për tokën në Gjirin e Lalzit. Çështja është gjykuar nga një gjyqtare e vetme për 45 mijë metra katror tokë,ku duheshin 3 gjykatës për vendimin. Gjykata nuk ka qenë e bindur në ligj e fakte që personi që kërkon pronën e ka mbajtur për 20 vite. Toka ka pasur kontratë qiraje. Gjykata ka bërë gabim që ka injoruar zyrën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Përgjegjësi ka edhe bashkia Durrës dhe avokatia e shtetit të cilët duhet ta kishin ankimuar këtë vendim”-është shprehur ministri i Drejtësisë.

Bashkia
Përgjegjësi ka edhe bashkia Durrës dhe avokatia e shtetit të cilët duhet ta kishin ankimuar këtë vendim.

Deklarata
“Kjo çështje meriton vëmendje të jashtëzakonshme.Të vendosë drejtësia nëse ka faje apo jo dhe të dalin përgjegjësit”.


Redaksia Online
d.b/F.T/shqiptarja.com