“Ligjet” kalojnë me një sërë 
diskutimesh ligjin për FA-në

“Ligjet” kalojnë me një sërë <br />diskutimesh ligjin për FA-në
TIRANE- Me diskutime dhe sugjerime të shumta ka kaluar dje në Komisionin e Ligjeve, projektligji “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Para se ky projektligj të votohej në tërësi deputetët e mazhorancës kontestuan dhe propozuan në të njëjtën kohë ndryshimin e shumë pikave. Deputeti Pandeli Majko propozoi që ushtarakëve të Forcave të Armatosura t’u njihet e drejta për të kundërshtuar urdhrat e paligjshëm të eprorëve.

“Duhet të përcaktohet e drejta e ushtarakut të kundërshtojë urdhrat e paligjshëm. I kërkojmë ushtarakut të mos nxjerrë as fotografi në Facebook, por duhet t’i japim të drejtën të kundërshtojë urdhrat e paligjshëm”, u shpreh deputeti socialist. Ndërkohë që pas propozimit të deputetit të PS, deputeti i LSI Spartak Braho iu kundërpërgjigj këtij propozimi me argumentin se, e drejta e ushtarakut që të kundërshtojë urdhrat e eprorit do të cenojë disiplinën ushtarake.

“Kështu i bie ta bëjmë ushtrinë çorap”, tha Braho. Ndërkohë, deputeti Bashkim Fino kundërshtoi futjen në ligj të 50 pikave ku përfshihen shkeljet e ushtarakëve. “Nëse do dalë që duhen ndryshuar shkeljet, ose t’i shtosh do duhet ndryshuar ligji, ndërkohë që kjo bëhet me urdhër të Shefit të Shtabit. Mund të krahasohemi me Anglinë ose Gjermaninë, por në këtë rast shkeljet mund të bëhen me urdhër. Në këtë mënyrë siç e keni bërë nëse do bëni amendament do t’u duhet të vini në parlament”, tha Fino. Ndërkohë, projektligji për disiplinën e Forcave të Armatosura kaloj edhe në Komisionin e Sigurisë ku u miratua në parim, e pranishme në këtë komision ishte edhe ministrja Mimi Kodheli, e cila  tha se ligji synon disiplinimin sa më të mirë të ushtrisë shqiptare, të rendit ushtarak dhe të autoritetit të komandimit në Forcat e Armatosura.
 
Vasili: Jo diskriminimit gjinor në masat ndëshkuese të FA
Deputeti i LSI , Petrit Vasili, u shpreh kundra diskriminimit gjinor në radhët e ushtrisë. Duke iu referuar nenit 14 pika 5, ku flitet për masat disiplinore të ushtarakëve, ku femrat ushtarake janë të përjashtuara nga disa masa ndëshkuese, Vasili thotë se kjo nuk është e drejtë. “Unë jam kategorikisht kundër kësaj pike, pasi shkeljet nuk kanë seks”, u shpreh Vasili. Ndërkohë, ai tha se një njeri që njeh ligjin dhe disiplinën nuk e shkel ligjin. Nëpërmjet kësaj Vasili kërkoi barazi gjinore në radhët e Forcave të Armatosura.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore