TIRANE - Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e banorëve të komunës Liqenas me komunitet maqedonas në qarkun e Korçës për t’i rikthyer emrin nga Liqenas në Pustec. Por kjo kërkesë për ndryshim emri është kundërshtuar nga anëtarët e majtë në Komisionin e çështjeve ligjore pasi sipas tyre do krijonte precedent të tjerë.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili paraqiti këtë kërkesë para Komisionit tha se ndërrimi i emrit nuk ka të bëjë me fundin e mandatit pasi është e dyta herë që kërkohet ky ndryshim.
Komuna Liqenas ka rreth 3500 banorë të kombësisë maqedonase. Banorët e kësaj komune për shumë vite kanë kërkuar ndryshimin e emrit madje kanë bërë dhe një peticion në vitin 2008. Në vitin 2009 Kuvendit ju paraqit kjo kërkesë, por nuk mori kuorumin e mjaftueshëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)