TIRANE- Komisioni i Ligjeve rrëzoi amendamentet e propozuara nga deputeti Fatmir Mediu, për anulimin e kompensimit fizik të pronave në bregdetin e Jugut. Por, nga tri votimet, që iu bënë amendamenteve të kreut të PR-së vetëm dy ishin të ligjshëm, pasi gjatë votimit në parim dhe nen për nen mungonte kuorumi, ndërsa në votim në tërësi u plotësua numri i nevojshëm i votave. Konkretisht, duheshin 16 deputetë të pranishëm në sallë, por gjatë votimit në parim dhe nen për nen ishin vetëm 15, duke i bërë automatikisht të pavlefshme këto votime.
Mbledhja
Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve u përfshi nga një debat ndërmjet Mediut dhe deputetëve të mazhorancës, ku këta të fundit theksuan se këto amendamente, të propozuara nga kreu i PR-së, nuk sillnin ndonjë rregullim në çështjen e kompensimit të pronave. I pari që hodhi hije dyshimi ishte deputeti Pandeli Majko, i cili theksoi se drafti i paraqitur nga Mediu ishte i bazuar në një vendim të KKRTRSH-së dhe jo në ndonjë ligj, duke e cilësuar si një akt i paprecedentë dhe, për rrjedhojë, ai nuk duhet të miratohet. Sipas Majkos, duke qenë se amendamenti nuk i është referuar një ligji të caktuar, atëherë nuk mund të ketë bazë ligjore pasi vendimet e KKRTRSH merren nga kryeministri dhe jo nga parlamenti.
Por Mediu, në përgjigjen e tij, theksoi se vendimet e marra nga KKRTRSH janë vullneti i qeverisë dhe për rrjedhojë merren si të mirëqena. Krahas Majkos, edhe sekretari i Komisionit të Ligjeve, Armando Subashi, theksoi se ky draft, i paraqitur nga kreu i PR-së, është votuar njëherë nga ana e ish-qeverisë demokrate në vitin 2009, ndaj nuk duhej mbivendosje në ligj. “Mendoj që ndryshimet që janë bërë në dhjetor 2009-ës, që për fat të mirë i keni bërë ju, mazhoranca juaj e asaj kohe, realisht shohim që këto ndryshime e kanë zgjidhur që në atë kohë këtë merak që keni.
Pastaj, nëse keni problem me zbatim në praktikë të këtij ligji pas 2009-ës dhe deri në 2013-ën apo dhe në ditët që flasim sot, ky është një moment tjetër. Nëse diku çalon puna në funksion të zbatimit të ligjit, kjo vlen të diskutohet, ne jemi të hapur. Por që të ndryshojmë një ligj, i cili nuk do të sjellë asgjë të re në raport me atë që është, besoj që kjo nuk ka sens. Për ta mbyllur, unë do të propozoja që ne të mos e votojmë këtë amendament. Do isha kurioz dhe për qëndrimin që do të mbajnë kolegët e opozitës këtu, se është një ligj që e kanë bërë vetë”,- tha deputeti Armando Subashi.
Akuzat
Pavarësisht se nuk ishte një mbledhje me akuza të forta, sërish seanca e djeshme e Komisionit të Ligjeve u karakterizua nga akuza dhe kundërakuza të Mediut dhe deputetëve të mazhorancës. Por ajo që u dallua ishte fakti se kreu i PR-së, gjatë fjalës së tij hodhi akuza të forta edhe ndaj ish-qeverisë së Partisë Demokratike, duke deklaruar shpeshherë edhe se janë bërë pazare për tokën, në kurriz të ish-pronarëve.
Në paraqitjen e propozimeve të tij, Mediu tha se ky draft arrin që të rregullojë çështjen e pronësisë në bregdetin e Jugut si edhe ul koston. “Prona private dhe zgjidhja e drejtë është detyrim i BE-së. Gjykata e Strasburgut ka dhënë 8 vendime pro ndarjes së pronave. Projektligji nuk ka karakter rëndues financiar, por ul kostot dhe barrën financiare të dëmshpërblimit. Me anë të shtetëzimit i është marrë toka pronarëve të ligjshëm dhe qeveria nuk mund të përdorë dy standarde. Janë shpërndarë 151 mijë hektarë tokë bujqësore, 70% e saj në mënyrë të padrejtë”, u shpreh Mediu.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com