“Liqeni i mjellmave”, pritet ftohtë
nga publiku, dështon koreografia

“Liqeni i mjellmave”, pritet ftohtë<br />nga publiku, dështon koreografia
TIRANE-Liqeni i Mjellmave” është ngjitur këtë të premte në Pallatin Kongreseve në Tiranë, pas përpjekjeve të koreografëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso për ta transformuar variantin klasik dhe për ta amerikanizuar ar atë, siç deklaruan në një konferencë për mediat.
 
Për fat të keq ky ishte një transformim që nuk i dha suksesin e shumëpritur premierës.
 
Pak ditë më parë koreografi Arjan Sukniqi ka kritikuar ashpër idenë e Enda Hoxhës dhe Gerd Vasos, duke bërë vërejtje se kemi të bëjmë për një variant koreografik të patolerueshëm. Për Sukniqin nuk është parë që balerinët në një pjesë të shfaqjes të jenë me kostume civile dhe në një pjesë me veshje profesionale me paçka.
 
Koreografi Sukniqi e ka konsideruar këtë model koreografie si një miksim jo profesional të katër akteve.

Duke parë pjesën e parë të baletit, vërejtjeve të koreografit Sukniqi nuk mund t’u heqësh asnjë presje.

Balerinët për 30 minuta kanë kërcyer me kostume shumë të rënda. Balerinat janë veshur me këpucë me taka, balerinët meshkuj me rendigota e këmishë e jelekë. Madje bishti i rendigotave dhe gjerësia e pantallonave ishin pothuajse një “sabotim” i rolit të balerinëve, që do ta vinte re edhe spektatori më pak profesionist. Balerinëve me këto kostume nuk u lexohej dot gjuha e trupit. Për 30 minuta interesimi i tyre shkoi pothuajse dëm. Duartrokitjet ishin të ndrojtur dhe shumë të vakta.
 
Artdashësit e baletit vijën pikërisht për të parë gjuhën e trupit. Vetëm pasi kaluan 30 minuta publikut i është ngrohur zemra nga shfaqja, ku balerinat dolën si mjellma të vërteta. Balerina Ledia Sulaj ngrohu zemrën e publikut. Ishte një mjellmë e vërtetë, si e vizatuar prej reje, me elegancë ndjesi së bashku me Ervis Nallbanin ishin unik. Është Ledia dhe trupa e baletit që ia ndryshoi ritmin shfaqjes, dhe këtë mund ta kuptonte dhe një fëmijë.

Mobiliet e rënda, largimi i mjellmave si koncept koreografik nga liqeni natyral, dhe “burgosja e tyre në shatërvanin publik të Nju Jorkut dukej sikur e fshinin me fshesë nga skena, mundi dhe talentin e balerinëve. Dhe kjo skenografi e rënduar a nuk është një eklips për sytë e publikut.

[gallery]21826[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar