“Liqeni i Zi” në Gramsh, shtohen
vizitorët e monumenteve natyrore

“Liqeni i Zi” në Gramsh, shtohen<br />vizitorët e monumenteve natyrore
Monumentet e Natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtet për dashamirësit e natyrës dhe të aventurës. Një ndër këta monumente është dhe ‘’Liqeni i Zi” Gjendet në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jug-perëndimor të malit të Valamarës, në afërsi të fshatit Lenie. 

Monumenti i natyrës me sipërfaqe 5 ha, përfaqëson një liqen malor me sipërfaqe ujore 2.5 ha, në formë të përzgjatur rreth 1000-1200 m, i gjatë dhe 200-300 metra i gjerë, me origjinë akullnajore dhe faunë të pasur ujore. Sipërfaqja përreth liqenit është e pasur me drurë e grupe drurësh të llojit  ah dhe rrobull, ku derdhen dhe burojnë shumë burime malore me ujë të pastër. Uji i liqenit frekuentohet nga shumë  individë dhe për bërjen e banjove për kurimin e sëmundjeve reumatizmale, numri i të cilëve ka ardhur në rritje.

Vetëm për periudhën 15 gusht -22 gusht, ky liqen është vizituar nga rreth 250 persona, ndërsa gramsh3vazhdojnë  të vijnë çdo ditë e më shumë. Liqeni vizitohet duke ndjekur itinerarin  Gramsh-Kodovjat -Bulcar -fshati Lenie-Bicaj e më pas në Liqenin e Zi. Sipas agjencive turistike që frekuentojnë këto zona, raportohet për fluks vizitorësh vendas e të huaj në monumentet e natyrës së kësaj zone


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë