Për herë të parë kjo foshnjë, do të mund të jetojë jashtë burgut. Nëna e saj, një 33 vjeçare e dënuar për vjedhje përftoi nga amnistia.Një bebe e veshur me të bardha që mbahej në krahë nga nëna spikaste ndjeshëm në dyert e burgut të grave. Foshnja 4-muajshe erdhi në jetë brenda këtij burgu dhe “u lirua” dje bashkë me nënën, që vuante dënimin për vjedhje. Alketa Shahini, 33 vjeçe, thotë për gazetën “Shqip” se foshnja u ngjiz brenda burgut, gjatë takimeve speciale me të shoqin. Procedurat ligjore lejojnë që fëmija të mbahet nga nëna brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit. Alketa ishte arrestuar 2 vjet më parë për vjedhje dyqanesh në Tiranë, pasi u kap bashkë me dy gra të tjera në ish-Bllok.
Në total ato kishin vjedhur 40 palë fustane dhe 40 palë xhinse. Atë dje e priste bashkëshorti dhe pjesa tjetër e familjes. “Nuk vjedh më jo, tani do bëj jetë normale, do punoj si të tjerët. Falënderoj të gjithë stafin e burgut se ia kemi kaluar shumë mirë”-thotë ajo. Një 30-vjeçare që mbi supe kishte vuajtur dënimin për “trafikim të miturish” tani që po del nga burgu ka një tjetër merak: Shoqet e moshuara që po vdesin aty brenda. Valmira Shahini, nga Berati, pohon për “Shqip” se tani që do të nisë një jetë të re, atë e mundon kujtimi i shoqeve. “Janë dy gra aty brenda të sëmura me kancer. Janë të moshuara, gjynah të shkretat”-thotë ajo teksa kërkon mëshirë. “Pse nuk i fal shteti ato që të jetojnë ditët e fundit pranë familjes”-shprehet Valmira, duke shtuar se e ka lënë pas të shkuarën, për t’iu përkushtuar së ardhmes. Marsin e vitit 2009 ajo u ekstradua nga Spanja, ku ishte arrestuar në nëntor të 2007-s, pasi ishte dënuar në mungesë më 12 shtator të vitit 2006, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikimit të të miturve”. Në bashkëpunim me persona të tjerë nga qyteti i Sarandës, kanë tentuar të kalojnë në Greqi dhe më pas në Itali, dy të mitura, të cilat në datën 9 dhjetor 2004, kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Beratit.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com