“Logu i Bjeshkëve” promovon 
bukuritë tradicionale malësore

“Logu i Bjeshkëve” promovon <br />bukuritë tradicionale malësore
SHKODER - Komuna e Kelmend në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit organizuan për të 16-tin vit në fshatin Lepushë, aktivitetin festiv “Logu i Bjeshkëve 2014”. Përveç banorëve të kësaj zone, mysafirë të shumtë nga Kosova, Mali i zi e Diaspora iu bashkuan këtij organizimi të veçantë.

Ky aktivitet ka si synim jo vetëm nxjerrjen në pah të bukurisë së malësorëve, por edhe promovimin e turizmit dhe prezantimin e vlerave më të mira të zonës.

“Logu i Bjeshkëve” tashmë është kthyer në një prej festave më origjinale dhe tradicionale ne Shqipëri.

Vajza të stolisura me veshje popullore, xhubleta si veshja shekullore, ornamente karakteristike të zonës, stoli, konkurrojnë njëra-tjetrën për të rrëmbyer fronin e bukurisë.

Përveç banorëve të Kelmendit e turistëve, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadorja e Çekisë Bronislava Tomášová, deputetë të parlamentit shqiptar, drejtues vendorë dhe personalitete të artit e kulturës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll