“Luçiano Pavaroti këndon ariet e
SHQUP”, Boçi-Ramës: Ore palaço

“Luçiano Pavaroti këndon ariet e<br />SHQUP”, Boçi-Ramës: Ore palaço
ELBASAN-“Luciano Pavaroti, që këndon ariet e vjetra të SHQUP-it!” Kështu iu referua ditën e sotme, Edi Rama-deputetit të PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, duke ironizuar listat e kandidatëve për deputetë në Elbasan.

Shife içik listën e Elbasanit icik, shife, përvec Luçiano Pavarotit që e njihni të gjithë. Luçiano Pavaroti që këndon ariet e ShQUP-it, këndon po nuk mendon, rrallë kam parë njeri si ai, se e kam parë dhe nga afër, është interesant. Ju e njifni atë, po të tjerët kush janë”, tha Rama.

Por duket se përmendja e tenorit të ndjerë Luçiano Pavaroti dhe krahasimi i Ramës e kanë inatosur Luçiano Boçin që rikandidon në Elbasan.

Demokrati i ka kthyer një përgjigje kryeministrit duke e thirrur këtë të fundit në italisht, ‘Palacio’, shqip, Palaço.

PËR RAMËN!
(përgjigje e detyruar)
Personi i parë që më ka thirrë si Luciano Pavarotti, ka qenë sekretarja e Universitetit, kur lexoi emrin tim, disi të çuditshëm për kohën.
Rama që gjithë jetën ka qenë një plagjaturist, as vlerat e saj nuk ka e as tek thembra nuk i vjen. Ajo ishte një grua fisnike.
Nuk i ka, sepse Rama është sot fiks "sekretarja" e krimit.
Ndërsa ndër ariet që pëlqej më shumë nga Pavarotti, realisht po i them Ramës, është "Palacio".
Më sjell ndërmend këtë palaçon mashtrues ndërkombëtar tonë që shëtit dhe dyerve të botës i veshur si i tillë dhe që fushatën e di luftë personash e jo sfidë programesh.
Ti z. Palaço na solle shëndetësi falas eeee!
Arsim cilësor eeee!
Punësim po se po eeee!
Bujqësi moderne eeee!
Etj...etj...
Sic e sheh ti nuk rren fare, jo.
Ti je vetë një rrenë e madhe Ramë!
Rame që të mē vijnë mendimet, unë nuk përdor e mbush hundët!
Nqs do akoma, po të kujtoj që siç je sot, si "Palacio" i Pavarottit dhe si baskebollist i tillë ke qenë.
Je vjetëruar shumë robo, je Republikë e vjetër, por huqet dalin me shpirtin.
Po të kujtoj, për të freskuar sado pak, basketbollistin nr. 5 të Elbasanit (Labinotit) që ti e di mirë se çfarë të bënte kur kërceje në tabelë (sa një filxhan)... e dilje me "teknikë"...
Nuk po ta shkruaj këtë, se luftën e kemi me programe, jo me më the e të thashë...
SUKSESE NË JETË....!!!


(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari