“Më puth se jam i dëshpëruar”,
një sukses i vërtetë

“Më puth se jam i dëshpëruar”,<br />një sukses i vërtetë
Videoja e një të riu po bën xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi ajo çfarë ka realizuar duket si një mision i pamundur. Por në Amerikë, vendin e mundësive, çdo gjë është e realizueshme. Në video një djalë i ri, i quajtur Blake Grigsby i cili ka realizuar një eksperiment mjaft interesant.

Ai mban në duar një pankartë ku shkruhet “Më puth se jam i dëshpëruar” dhe qëndron pranë një ure në Los Angeles ku kalojnë shumë njerëz që shëtisin nëpër qytet. Kjo gjë u tërheq vëmëndjen mjaft kalimtarëve dhe djali mund të konsiderohet shumë me fat pasi arrin të fitojë zemrat e shumë prej qytetarëve, e sidomos atyre të gjinisë femërore, të cilat nuk ngurojnë ta puthin në faqe por dhe në buzë.

Brenda pak minutash e gjithë vëmëndja e kalimtarëve është tek djaloshi që duket mjaft i ri në moshë, dhe të gjithë ndjejnë t’i japin një mundësi për ta bërë të lumtur, qoftë nëpërmjet një puthje të pafajshme. Videoja ka mbledhur deri më tani më shumë se 13 milion klikime.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu