“Made in Albania”, në skenë me
Zyliha Milotin e Luftar Pajën

“Made in Albania”, në skenë me<br />Zyliha Milotin e Luftar Pajën
Premiera e shfaqjes "Made in Albania" u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli dhe do të vijojë edhe në datat 14, 15, 16,17 prill.

“Made in Albania”, drama që ka autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën është një dramë shqiptare që prek një temë më të mprehtë të aktualitetit shqiptar, shfrytëzimin e krahut të punës nga fasonët në Shqipëri.

“Sigurisht që fasoneritë janë realitete të cilat ne as nuk mund t’i frenojmë dhe as nuk mund t’i nxisim, por ama ne jemi kundra reklamimit që i bëhet fasonerisë si një zgjidhje si një krenari e kapitalizmit shqiptar. Ato nuk janë gjë tjetër vetëm shfrytëzimi i krahut të punës”, tha Stefan Çapaliku gjatë një konference që mbajt dje për mediat.

Regjisori Altin Basha rrëfen elementët kreativë të dramatizmit të veprës, ku aktorët janë veshur si në karnavale. Ngjarjet e dramës zhvillohen në një fasoneri, ku punojnë gra të të gjitha moshave. Por veshjet me etiketat “Made in Albania” nuk përcillen me etiken shqiptare në tregjet botërore.

“Këto punëtore të fasonerisë qepin kostume karnavalesh, qepin dhe kostume të tjera që nuk mbajnë etiketën “Made in Albania” se asnjëherë këto kostume nuk mund të shiten në tregjet botërore me etiketën “Made in Albania”, por me “Made in Itali”, “Made in Grecce”, etj.”, tha Basha. 

“Të luftosh vetëm për bukën e gojës” është ngërçi që po degradon shoqërinë shqiptare. Aktorja Zyliha Miloti e komenton dukurinë përmes rolit të saj. “Do ta quaja, jo vetëm dramë, kjo për mua është një tragjikomedi, ku brenda shfaqjes ka ngjarje të dhimbshme, por ka edhe ngjarje të gëzuara”, tha Zyliha Miloti, duke kujtuar se një nga personazhet e veprës thotë: Gjithë jetën punuam për të ngrënë dhe hëngrëm për të punuar!
 
Aktori Luftar Paja duke folur për rolin jep edhe një mesazh.

"Si të gjithë të tjerët edhe roja personazhi që luaj unë mendon ta ketë mirë me shefin, e sheh në dritën e syrit atë, sepse edhe ai mendon: “Bo, bo, ta kem mirë me shefin edhe mua më ikën buka e gojës”. Është fatkeqësi që njeriu të jetoj vetëm për një qëllim të fitoj vetëm bukën e gojës”, tha aktori i mirënjohur Luftar Paja.

drama me luftar pajen

drama me luftar pajen

drama me luftar pajen
 Foto të tjera..

Drama shqipe lihet ne harresë
 Premiera “Made in Albania” është bashkëpunimi i dytë i Stefan Çapalikut dhe Altin Bashës në projektin e dramave shqipe, por ata shprehen se askush nuk mendon për dramën shqipe.

Stefan Çapaliku dhe Altin Basha shprehen mes të tjerash se teatri duhet të flas shqip dhe duhet të jetë i lidhur me problemet që ka vendi.

“Çdo tentativë për të devijuar në emër të globales apo për të krijuar një performacë sjell vetëm një realitet hedonistik dhe asgjë tjetër”, tha Çapaliku.

Ndërsa regjisori Altin Basha thekson se institucionet e kulturës duhet të ndihmojnë zhvillimin e dramës shqipe: “Drama shqipe duhet të stimulohet, që do të thotë se duhet të ketë projekte politike kulturore që ta jetësojë dramën shqipe, që ajo të dalë nga sirtarët e dramaturgëve dhe të provohet në skenën e teatrit”.

Ndërsa Stefan Çapaliku e zgjeron më tej problemin e mungesës së dramës shqipe.

“Teatri antik grek, nuk do të ishte ai që është po të vinte në skenë dramaturgë kinezë, për shembull, as Italia nuk do të kishte atë teatër që ka me Pirandelon, apo Anglia me Shekspirin”, tha Çapaliku, i cili për lënien pas dore të dramës shqipe fajëson politikat kulturore.

“Nëse politika vijon të jetë indiferente dhe e keqtrajton, e lë jashtë vëmendjes dramën shqipe, e konsideron një gjë pa vlerë”, tha dramaturgu Stefan Çapaliku.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena