Gjatë emisionit “Rreze Dielli” u transmetua një insert në të cilin shfaqen pamjet të provave për përgatitjen e baletit “Mandarini i Mrekullueshëm”, në "Teatrin e Operës dhe Baletit".
Në mikrofonin e gazetares Suada Daci, u prononcua për këtë vepër dhe jo vetëm prima balerina Enada Hoxha. Kjo vepër do të vihet në skenë në kuadrin e javës kulturore hungareze.
Subjekti i këtij baleti ka në qendër të tij historinë e një vajze, e cila prostituohet nga tre gangsterë që përfitojnë prej saj.
Çdo klient i vajzës vritej nga këta persona. Më pas në skenë hyn Mandarini i cili është një kinez i pasur por i pavdekshëm. Ai synon dashurinë e vajzës, ndërkohë që tutorët e saj përpiqen ta vrasin.
E vetmja gjë që e kthen në të vdekshëm është dashuria e vajzës, pasi e fiton ai ndërron jetë. Balerina e talentuar Hoxha gjithashtu është shprehur për impenjimin e saj në këtë vepër në të cilën performon me bashkëshortin e saj Gerd Vaso.
“Është një projekt i ri përsa i përket javës kulturore hungareze. Është një eksperiencë e re pasi nuk e kemi pasur më parë këtë vepër.
Megjithatë kjo vepër ndodhet në repertorin e çdo teatri dhe jam e lumtur që e kemi dhe ne. Ka vështirësinë e saj si kuptimin e muzikës dhe në perceptim si dhe zgjat 30 minuta në të cilat duhet të përçohet emocioni,”- ka thënë Enada.
Gjithashtu ajo foli për planet e saj të ardhshme në të cilat parashikohet një mbrëmje gala për nder të koreografit të njohur Agron Aliaj. Në sy binte edhe ndryshimi i pamjes së balerinës, e cila kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve në të kuqe për të ardhur sa më pranë rolit të saj.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com