“Marubi” i Tropojës Qazim Zeqa

“Marubi” i Tropojës Qazim Zeqa
Në ditët e nxehta të shtatorit të kaluar, në ambientet e Muzeut Historik në Bajram Curr, pjesëmarrësit e shumtë u befasuan teksa vizitonin një ekspozitë fotografike të një 86-vjeçari, një amatori apasionues, Qazim Zeqa.

Ai përveçse mësues dhe ekonomist, është studiues, fotograf dhe koleksionues.

“18 vjet rresht kam koleksinuar revistën “Ylli”, thotë në bisedën e tij Qazimi. Ajo ishte një revistë që më pëlqente shumë për trajtimin e problemeve dhe formën e botimit, ndaj në vitet 60-70-të të shekullit të kaluar e kam koleksionin e 18 viteve dhe e ruaj  si relike të rrallë”.

Ndërsa për zanafillën e pasionit ndaj fotografisë, të thotë: Fotografia ka qënë pasioni im i pandërprerë.. Andej nga viti 1960 një i afërm i mi kishte studiuar jashtë, në Bashkimin Sovjetik, dhe pasi më pyet se ç’dhuratë kërkoja, mua se s’i m’u kujtua aparati fotografik,  e i thashë se dhurata që dua ishte një pikërisht ai, aparat fotografik. E kur erdhi me pushime verore e solli. E kështu që nga ajo e kohë e në vazhdim aparatin fotografik e mbaja me vete. Ende sot ruaj si relike shumë aparate fotografik që i kam përdorur në vite.”

“Në atë kohë fotografët ishin të pakët, e profesioni i fotografit ishte një privilegj, vazhdon bisedën Qazim Zeqa. “Të shkrepësh aparatin e të fiksosh pamje nga më të bukurat, të rinj e të reja fytyrëqeshur, por edhe çaste meditimi, melankolie e mallëngjimi, është diçka e veçantë. Unë ndonëse nuk e ndoqa në jetë këtë profesion, sepse vazhdova për mësues, e pastaj edhe këtë e braktisa për hir të zanatit të ekonomistit, fotografia më ndoqi tërë jetën si një rodhe e nuk m’u shqit dot.”

Qazimi ruan në arkivin e tij fotografik qindra e qindra negativa të filmave. Rifati, i biri, ia ruan në kompjuter, në një laptop të gjitha fotot që janë me qindra.
 
Ndër fotografitë që përmend shpesh gjatë bisedës, janë nusja me duvak e fotografuar në një dasëm në Tropojë në vitin 1964; ardhja e Hrushovit në Tiranë, i ndodhur rastësisht; fotografi të intelektualëve të Tropojës që tashmë nuk jetojnë; fotografi të nuseve dhe çikave me veshje kombëtare në vitet 60-të të shekullit të kaluar; prindërit e tij etj. Ai tashmë ka në fonotekën e tij mbi 2000 negativa filmash të ruajtura në gjendje të mirë dhe të hedhura në kompjuter.

Vitet kalojnë e ato rëndojnë mbi supet e 86-vjeçarit Qazim Zeqaj, por ai nuk do tja dijë. Në ditët e pushimit, apo në kohën e lire, ai çmallet me koleksionin e revistave “ Ylli ”, por dhe hap kompjuterin duke kaluar një e nga një me qindra foto, duke rikujtuar kështu vitet e rinisë, zellit të madh për të shkrepur aparatin në çdo gjë të veçantë dhe të bukur që i kapte syri. Ai ka një  porosi për rininë e sotme, që jetën ta marrin me pasion, se nuk do t’i zhgënjejë.


qazim zeqa

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Lef Lekaj, kompozitori i 'Qingjit të vogël', me pranga në duar, arratisja dhe si fjeti në një varr të hapur,

Lef Lekaj, kompozitori i 'Qingjit të vogël', me pranga në duar, arratisja dhe si fjeti në një varr të hapur,